LAJMI I FUNDIT:

Filloi ta godasë gruan me të cilën ishte në një tavolinë, pendohet keq vietnamezi – ajo ia kthen me të njëjtën monedhë

Filloi ta godasë gruan me të cilën ishte në një tavolinë, pendohet keq vietnamezi – ajo ia kthen me të njëjtën monedhë

Një video rrëqethëse është bërë virale, pasi që një grua ka arritur t’ia japë leksion një burri i cili pa kurrfarë arsye fillon ta godasë derisa po qëndronin në një tavolinë pranë një kafiterie.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Vietnam, ku burri pa kurrfarë paralajmërimi fillon ta godasë gruan me të cilin ishte ulur në një tavolinë, transmeton Telegrafi.


Por në një moment ajo humbi durimin dhe vendosi t’i kundërpërgjigjet – duke e grushtuar dhe në fund e goditi me karrige.

Duke parë se nuk kishte gjasa me të, burri vendosë të tërhiqet nga synimi i tij e gruaja vazhdoi rrugëtimin e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar në detaje këtë ngjarje të tmerrshme, që për pak minuta “vërshoi” rrjetet sociale. /Telegrafi/