Talebanët kanë vënë ndalesë në përdorim të valutave të huaja në Afganistan, duke kërcënuar me dëme tjera në ekonominë që është përballur me shumë vështirësi, prej kur ky grup ka marrë pushtetin në muajin gusht.
Prej tani, secili që përdor valuta të huaja për biznes, do të ndiqet penalisht, kanë thënë talebanët në një deklaratë të ndarë me gazetarët më 2 nëntor.
“Situata ekonomike dhe interesat kombëtare të shtetit kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin valutën afgane në të gjitha transaksionet”, është thënë po ashtu në deklaratë.
Valuta kombëtare, afgani, është zhvlerësuar në mënyrë drastike, prej kur talebanët kanë rrëzuar nga pushteti Qeverinë e përkrahur nga mekanizmat ndërkombëtarë, në mes të muajit gusht.
Shumë transaksione në këtë shtet të shkatërruar nga lufta kryhen me dollarë amerikanë, derisa zonat kufitare përdorin valutën e Pakistanit për tregti.
Teksa ekonomia e Afganistanit veçse përballet me vështirësi, për shkak të ndaljes së ndihmave, rritjes së çmimeve të ushqimit dhe rritjes së shkallës së papunësisë, talebanët janë duke kërkuar njohje ndërkombëtare dhe po kërkojnë lirimin e miliarda dollarëve që janë bllokuar në bankat jashtë vendit.
Afganistani është varur tejet shumë nga fondet ndërkombëtare në 20 vjetët e fundit, pasi tri të katërtat e gjithë buxhetit për shpenzime publike, janë siguruar nga ndihmat.
Në përpjekje për të ndalur krizën humanitare, komuniteti ndërkombëtar, ka thënë se do të ofrojë paketa mbështetëse për Afganistanin dhe fqinjët e tij. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City