LAJMI I FUNDIT:

Zhduken një mijë litra naftë në një qendër të mjekësisë familjare në Gjakovë

Zhduken një mijë litra naftë në një qendër të mjekësisë familjare në Gjakovë

Një mijë litra naftë janë zhdukur nga kalldaja e ngrohjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc të Gjakovës.

Me 27 tetor rezervuari ishte plotë me naftë, por pesë ditë më vonë ai ishte tërësisht i zbrazur.

Kjo u provua në momentin kur punëtorët teknik deshën ta ndezin kalldenë e ngrohjes në Brekoc të Gjakovës.


Nënshkrimin për pranimin e kësaj sasie nafte e kishte bërë specialist  por thotë se këtë e kishte bërë derisa ishte duke kontrolluar një pacientë.

“Me datën 27 ka ardhur nafta. Me ata që e sollën naftën kanë qenë edhe dy punëtorë teknik. Unë ua kam dhënë çelësat, ndërkohë kam pasur një pacient. Në momentin kur kam përfundu punën me pacientin kam dalë por ata kishin përfundua punë. Shërbimi teknik kanë nënshkruar për pranimin e naftës, nënshkrova edhe unë pasi edhe ata janë përgjegjës dhe e njohin punën”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Musa Halilaj, përcjell Telegrafi.

Pasi rasti ishte paraqitur në polici, prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet.

“Fillimisht është iniciuar rasti për veprën penale vjedhje. Hetuesit e njësisë rajonale në Gjakovë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”.

Në raportin e policisë thuhet se qasje në rezervuarin e naftës kishin gjashtë persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori