LAJMI I FUNDIT:

Bruno i Revolt Klan: Ëndrra për muzikën vazhdon…solo dhe në grup

Bruno i Revolt Klan: Ëndrra për muzikën vazhdon…solo dhe në grup
Foto: Bruno/Instagram. Foto-kolazh: Ardian Keka/Telegrafi

Emrin e tij e kemi dëgjuar gjithmonë si Revolt Klan, por viteve të fundit, ai ka ndërtuar një karrierë të re muzikore edhe si solo artist.

Fjala është për këngëtari Bruno, i cili në më shumë se një dekadë, së bashku me mikun e tij, Febi Shkurti, kanë sjellë hite të shumta nën ombrellën e emrit Revolt Klan.


Mirëpo Bruno ka tashmë të nxjerra në treg edhe disa këngë solo shumë të suksesshme, ku nga to spikat edhe kënga më e fundit e tij, “I don”.

Foto: Bruno/Instagram

Bruno në një intervistë për Telegrafin ka treguar arsyen se pse vendosi të fillojë një karrierë të re solo, çfarë do të ndodhë me grupin dhe cilat janë aspiratat e tij për të ardhmen.

Bruno, keni publikuar pak kohë më parë këngën tuaj më të re “I don”. Na trego pl sa je ndarë i kënaqur me suksesin e saj?

Po kam gati katër javë që e kam publikuar dhe jam ndjerë shumë i kënaqur dhe është pritur shumë mirë nga publiku deri tani.

Një këngë ritmike-verore në fund të sezonit. Na thuaj pak sa oshte risk për ty që ta publikoje këtë këngë në këtë periudhë?

Unë nuk eci fare me këto formula që rrezikon suksesi apo jo. Ndoshta mund të ndikoj pak por prap kam kaluar atë fazë e ndjeva që ishte momenti i duhur dhe e publikova (qesh).

Ti tashmë po bën emër si Bruno por ke qenë më shumë i njohur nga Revolt Klan. Na trego pak çfarë ndodhi ke grupin?

Po vazhdoj ende të jem me grupin Revolt Klan, madje shumë shpejt do sjellim një projekt te ri si grup. Me grupin thjesht bëmë një periudhë kohë pauzë dhe eksperimentuam pak si solo, por ka ardhur koha të rikthehemi përsëri me një projekt super të fortë dhe uroj të gjitha ata që mezi presin të na shohin prapë bashkë mos të zhgënjehen.

Në çfarë jeni duke punuar aktualisht, çfarë presin fansat nga ty?

Jam duke punuar për projektin me grupin, por patjetër dhe një solo përsëri.

Foto: Bruno/Instagram

Di të këndosh në zhanre të ndryshme, por cili zhanër të rri më mirë?

Unë këndoj live në çdo aktivitet, koncert timin por dhe të grupit ne këndojmë live…më mirë mendoj se më rrinë këngët pop/rock por dhe stili që bëj dhe që publiku e ka pëlqyer më rri shumë mirë (qesh).

Jemi në prag të festivalit të fundvitit në RTSh. A do t’ju shohim aty dhe çfarë mendumi keni për mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësuesit në Eurovision?

Jo për fat të keq, unë s’kisha asnjë projekt gati për të prezantuar në Festivalin e Fundvitit. Por mendoj se është shumë procedurë e mirë sepse vendosin një juri shumë profesionale, por s’di çfarë të them nëse janë të drejtë apo jo deri në fund?! Për këtë s’jam shumë i sigurt nëse janë deri në fund të sinqertë.

Ju njohim si këngëtar dhe pak dimë nga jeta juaj private. Dimë që sivjet jeni martuar, na trego pak më shumë se si është Bruno në jetën e përditshme?

Po, bëra dasmë këtë verë dhe një nga arsyet pse s’kam qenë aktiv këtë vit me koncerte, ka qenë angazhimi që kam pasur me dasmën…jeta e përditshme është e mbushur plot me angazhime por dhe një orë në ditë ja kushtoj vetes, duke bërë palestër, stërvitem.

Foto: Bruno/Instagram

Një ditë e juaja e zakonshme, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?

Unë paradite jap leksione kanto dhe muzikën e lehtë popullore në një kolegj shumë serioz dhe te njohur privat në Shqipëri, “Wilson”. Pasi mbaroj aty e gjithë koha ime përkushtohet në familje dhe në muzike duke krijuar dhe prodhuar shumë demo.

Thënia juaj e jetës?

Ëndrra vazhdon, jeta është e bukur sepse ka edhe ditë me shi.

Foto: Bruno/Instagram

Bruno, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit shume për intervistën, u ndjeva si në shtëpinë time. Mesazhi im për të gjithë lexuesit është që në këto kohë të vështira, qëndroni pranë familjes, të qëndroni të fortë, jeta është e bukur dhe duhet shijuar me familjen dhe përkushtohuni te gjërat që ju japin më shumë mundësi për të ecur përpara dhe vlerësoni sa më shumë pjesëtaret e familjes dhe miqtë që vërtetë ju duan. Dhuroni sa më shumë dashuri, dhuroni buzëqeshje aty ku mungon dhe Zoti patjetër që shikon dhe vlerëson. Ju dua. /Telegrafi/

Foto: Bruno/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori