LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privatë

Ministria e Drejtësisë do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privatë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marr pjesë në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave të përmbaruesve privat të Kosovës, respektivisht ulje të tyre.

Sallahu gjatë fjalës së tij tha se ky grup është themeluar me qëllim  të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat duke marrë parasysh vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave të përmbarimit dhe në veçanti faktit se Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.


Në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura, tha Sallahu, Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre.

Ndër të tjera, Sallahu bëri të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë  ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim  të garantimit të  funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

Zëvendësministri Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat të Kosovës dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori