LAJMI I FUNDIT:

Restoranti i Nusret Gökçe në Londër po kërkon një kuzhinier, por pagesa për orë është e barabartë me një pure patatesh në menynë e tij

Restoranti i Nusret Gökçe në Londër po kërkon një kuzhinier, por pagesa për orë është e barabartë me një pure patatesh në menynë e tij

Restoranti luksoz i Salt Bae në Londër ka qenë shumë i komentuar javët e fundit.

Fillimisht ishin çmimet e larta – rreth 800 euro për një biftek – dhe më pas restoranti luksoz u akuzua për fshirjen e komenteve negative të klientëve.


Dhe tani, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, “streha e të famshmëve” po punëson kuzhinierë të rinj – por paga për orë ka nxitur reagime, pasi është e njëjtë me çmimin e një pure patatesh në menunë e tij.

Sipas mediumit britanik Metro, dega në Mbretërinë e Bashkuar e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gökçe premton një “rrogë konkurruese” për aplikantët.

Kështu, nëse keni arritur të merrni rolin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni në shtëpi rreth 15 euro në orë, plus bakshishet.

Sidoqoftë, sipas Glass Door, paga mesatare për një Chef de Party në Londër është 22,078 funte.

Nëse kjo ndahet në tarifën për orë i bie rreth 11 funte, përkatësisht të paktën 1 funte më pak se sa ofron restoranti i Salt Bae.

Pra, teknikisht, kjo është një pagë mbi mesataren – por kur krahasohet edhe me artikujt më të lirë në meny, duhet të pyesni nëse një pagesë e tillë është vërtet e drejtë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori