LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse nga Nigeria, shembet ndërtesa 21-katëshe – mbi 50 persona ngecin nën rrënoja

Pamje rrëqethëse nga Nigeria, shembet ndërtesa 21-katëshe – mbi 50 persona ngecin nën rrënoja

Të paktën 50 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë 21-katëshe u shemb në Lagos të Nigerisë, raportojnë mediat lokale.

Ndërtesa u shemb rreth orës 15:00, e në mesin e personave që kanë ngecur nën rrënoja janë edhe punonjësit e kompanisë ndërtimore, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve lokalë është rritur frika se ka edhe të vdekur, e fotografi rrëqethëse të shkrepura nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Megjithatë deri më tani nga autoritetet nuk është konfirmuar nëse ka viktima, apo nëse ndonjëri nga të lënduarit është në rrezik për jetë. /Telegrafi/

https://twitter.com/iamjonado/status/1455186643300716545?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1455186643300716545%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3800151%2Fjezivi-snimci-iz-lagosa-zgrada-rusenje