Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë vazhduar me ditën e katër të bojkotimit të procesit mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re Fahrije Retkoceri.
Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm. Përderisa Retkoceri në një deklaratë për Ekonomia Online tha se për shkak që është femër është e padëshiruar nga mësimdhënësit. Ajo thotë se nga ta ka marrë edhe kërcënime me jetë.
“Nuk është e drejtë, nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore, dhe ajo çfarë po ndodh nuk është kompetencë e mësimdhënësve e as e imja, por janë organet kompetente më lartë. Arsyeja përse jam e padëshiruar për ta është se jam femër. Kam pasur takime dhe jam kërcënuar nga ta dhe tash jam larguar nga takimi me ta. Kërcënim që nuk guxon me hy brenda, kjo është salla jonë e shumë kërcënime tjera. Unë e kam një kontratë nga organet kompetente dhe nuk kam dashur të dalë para medieve t’i trazojë nxënësit dhe prindërit e sidomos familjen time, edhe kjo ka qenë vetëm pse jam femër”, u shpreh Retkoceri.
Tutje, ajo ka apeluar që “mos të manipulohen nxënësit dhe prindërit nga një grup i caktuar, ndërsa zgjidhjen po e bëjnë se bashku ministria e Arsimit dhe komuna e Prishtinës”.
Kundër kolegëve të kësaj shkolle, ka dalë profesoresha e Kimisë, Florie Rusinovci, e cila që nga fillimi i kësaj greve ka mbajtur procesin e mësimit.Ajo ka thënë se nuk pajtohet me këtë bojkot, teksa ka shtuar se me emërimin e drejtoreshës duhet të merret DKA-ja e jo mësimdhënësit.
“Në këtë formë nuk po pajtohem, nuk është në natyrën tonë dhe ka kush merret me këtë punë dhe çdo humbje e mësimit është humbje kohe, e sidomos për mësimdhënësit. Kush e ka sjellë këtë drejtoreshën këtu edhe mundet ta largojë dhe personalisht nuk mundem të bëjë asgjë e as stafi, pra ajo është ajo zgjedhur nga DKA-ja dhe ata e largojnë, dhe unë pajtohem me këtë vendim të saj. Apeli im është që kolegët e mi të kthehen në mësim dhe mjaftë që një muaj kemi humbur mësimin për një muaj. Nuk ma ka marrë vendin e punës dhe asgjë, dua ta respektojë kontratën e punës, kjo është e tëra”, tha ajo.
Lidhur me këtë bojkot të procesit mësimor, Këshilli i Prindërve në Prishtinë, kanë mbajtur mbledhje në këtë shkollë, të cilët kanë thënë se kërkesat e mësimdhënësve për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”, janë të pajustifikueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë