LAJMI I FUNDIT:

Festimi i frikshëm i “Halloween” në Prishtinë, disa qytetarë fusin arkivolin brenda një lokali

Festimi i frikshëm i “Halloween” në Prishtinë, disa qytetarë fusin arkivolin brenda një lokali

Festa e njohur në mbarë botën “Halloween”, e cila ndryshe identifikohet me shenjën e kungullit, është festuar mbrëmë edhe në Prishtinë.

Pavarësisht situatës me pandeminë, kjo nuk ndaloi qytetarët të festonin këtë festë duke u veshur me kostume nga më të ndryshmet.


E disa prej qytetarëve në një lokal të Prishtinës kishin vendosur të realizonin një paraqitje të frikshme.

Tre persona të veshur me rroba të bardha mjekësore, mbanin në dorë një arkivol të bardhë u futën brenda lokalit.

Ndonëse kjo është konsideruar në rrjete sociale si një paraqitje e frikshme, disa qytetarë kanë thënë se kjo është e ekzagjeruar. /Telegrafi/