LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në qeverisjen katërvjeçare në Shkup

Shilegov: Kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në qeverisjen katërvjeçare në Shkup

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Ai e uroi për fitoren kundërkandidatin e tij, Danella Arsovska, e cila është përkrahur nga partia maqedonase OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


“E uroj Arsovskën për fitoren. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe të gjithë ata që votuan për mua. Në qeverisjen e kaluar kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në Shkup”.

“Do të jemi edhe më tej në Shkup për ta modernizuar qytetin dhe për të mos na u përsëritur ajo e kaluara. Mendoj se arritëm që Shkupin ta vendosim në rrugën e duhur”, tha mes tjerash Shilegov./Telegrafi/