LAJMI I FUNDIT:

Gratë sfidojnë burrat në teknologji informative, përbëjnë çerekun e të punësuarve në këtë sektor në Kosovë

Gratë sfidojnë burrat në teknologji informative, përbëjnë çerekun e të punësuarve në këtë sektor në Kosovë

Teknologjia është një fushë ku vajzat e reja në Kosovë janë duke shkëlqyer dhe po tregojnë që ky profesion nuk është vetëm për djem.

Sektori i Teknologjisë Informative po u jep mundësi të shumta vajzave për të qenë krijuese dhe për të ndërtuar një karrierë të ëndrrave.


Mbi 25 për qind e të punësuarve në sektorin e IT-së në Kosovë, janë gra.

Në mesin e tyre është edhe 23-vjeçarja Diellëza Avdyli nga Drenasi, e cila për gati 2 vjet ka arritur të bëhet junior souftware developer.

Ajo tregon se sa e vështirë është puna në këtë sektor të dominuar nga meshkujt.

Ajo ka dy vjet që ka filluar punën në një kompani, fillimisht si praktikante.

“Në fakt, ndoshta prej shumicës së njerëzve konsiderohet si punë e vështirë ose sfiduese për vajza, por për mua, derisa jam duke e ushtruar këtë profesion nuk më duket aspak sfiduese, është diçka që e bëj me shumë vullnet edhe nuk ka diçka që ndodh do të më privonte prej ushtrimi të këtij profesioni”, thotë Avdyli.

Sfidat më të madhe të grave që punojnë në sektorin e IT-së në mbarë botën janë që ato zakonisht paguhen më pak për të njëjtat pozita krahasuar me burrat dhe se ato kanë më pak shanse për të përparuar në hierarkinë e ndërmarrjeve.

“Nuk kisha dashtë asnjëherë me mendu që është diçka që të kufizon në kurgjo. Asnjëherë duke u kufizu ose asnjëherë duke e mendu që kjo është për meshkuj, ose kjo bën për femra, sidomos në pjesën e teknologjisë, që tash unë veç jam programere, u kisha preferu të gjitha vajzave mos me u kufizu por me ndjek atë që dojnë e sidomos edhe këtë lëmi”, tha ajo.

Ajo u shpreh shumë e kënaqur që së fundmi kanë punuar një platformë për Qeverinë e Kosovës, “E-pjesëmarrja”, që do tu mundësojë qytetarëve t’i drejtohen Kuvendit për gjërat që atyre ju interesojnë.

“Prej fillimit kur e kam nis një ide, ose idenë e të qenit një vajzë që ka me punu në teknologji, asnjëherë nuk e kam menduar si diçka qe do të jetë sfidë e madhe, edhe tash që jam tu e jetu këtë profesion, çdo ditë thjeshtë i kënaqna asaj pune. Asnjëherë nuk kisha me thanë që është profesion që bazohet në gjini ose që duhet të kufizohet në bazë të gjinisë”, u shpreh ajo. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori