Botuar nga PEN Qendra e Kosovës, këto ditë doli nga shtypi libri i sociologut dhe shkrimtarit Ibrahim Berisha, me titullin “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988”.
Nocionet themelore, që në titull të librit, japin shenjë për përmbajtjen. Është viti i thyerjes së madhe në Kosovën që po rrëshqiste në dramë, prandaj kërkohen akterët e rinj. Kështu, nga paqja e letrave, shkrimtarët shqiptarë të Kosovës barten në rezistencë të hapur – artikuluar kjo si kulturë e rezistencës apo kulturë politike e angazhuar.
Berisha shkruan se në kulm të konfrontimeve, shkrimtarët serbë dhe shqiptarë takohen në Beograd, duke hapur një faqe të njohur të konflikteve intelektuale – me vlerësimin publik, në përfundim, se shkrimtarët shqiptarë e fituan këtë betejë kulturore. Prandaj, nuk ndodhi në Prishtinë biseda e dytë e planifikuar, për arsye të refuzimit të shkrimtarëve serbë.
Profili intelektual, kulturor dhe politik i shkrimtarëve shqiptarë është shfaqur gjerësisht në debatet që u zhvilluan për ndryshimet kushtetuese më 1988, kur hegjemonizmi serb kishte krijuar trajektoren e shkatërrimit të autonomisë së Kosovës. Përmbajtja e këtyre debateve sintetizohet më 28 tetor 1988. Janë këtu konceptet kulturore, intelektuale e diskursive, po edhe normative e politike, të shkrimtarëve: Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita … Libri përqendrohet pikërisht në këtë debat që shpalos përmasën e vendosmërisë së intelektualëve shqiptarë për t’u përballur, apo edhe për të dalë në ballë të proceseve dhe të rezistencës kundër dhunës politike dhe fizike të qeverisë serbe.
Sipas autorit, botimi i diskutimeve – renditja e tyre nga shiriti i magnetofonit, ashtu siç kishte ndodhur, dhe përmbajtja e plotë e ruajtur në Arkivin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – tregon se shkrimtarët ishin epiqendra e mendimit intelektual, kulturor dhe politik për proceset që pasuan, duke krijuar një vizion dhe program të kthjelltë pragmatik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i vjetër në botë!
Disa shënime mbi traditën moderne greke
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A