Maqedoni: Pas 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit mësojnë ende me libra të dëmtuar
Nxënësit e shkollave fillore vazhdojnë me shumë vështirësi të realizojnë procesin mësimor pasi në duar kanë libra të grisura dhe të dëmtuara. Pas dy muaj mësim, nxënësit sërish ankohen se tekstet shkollore nuk janë zëvendësuar, prandaj shumë prej tyre janë detyruar të blejnë libra të fotokopjuar.
“Nuk ka përmirësim të librave, të njëjta janë, nuk kanë sjell asnjë libër. Më shumë problem kam pas në anglisht, ma kanë dhënë një po është e shkruar, unë dua vet ta plotësoj. Maqedonishtja fillon prej në gjysmë. A është vështirë të mësosh nga libra të grisur? Shumë, sidomos për një nxënës të shkëlqyer”.
“Normalisht, ato libra janë, shumica mungojnë. Informatika, muzika, frëngjishtja. Do i marr prej shokut, shoqes dhe do ti bëj fotokopje”.
“Mungojnë shumë libra, edhe ato që janë, janë të dëmtuara. A je detyruar me bë fotokopje ndonjë libër? Po, librin e anglishtes”.
“Mua shumë libra më mungojnë, katër ose pesë. Cilat libra i ke fotokopjuar? Maqedonisht, shqip edhe anglisht. Kemi një grup në telefon dhe i dërgojmë te njëri tjetri”.
Me mungesë librash po ballafaqohen edhe nxënësit që mësojnë sipas konceptit të ri mësimor.
“Është shumë problem i madh për realizimin e një ore mësimore, mos të flasim për të gjitha orët mësimore ku kemi disa lëndë që nuk kemi aspak libra edhe nuk janë të vendosura në linkun e ministrisë që e ka dërguar. Aty, vetëm janë të vendosura matematika e ndarë në tre pjesë, gjuha shqipe, shkencat, historia dhe shoqëria. Arsim muzikor, figurativ, arsim teknik dhe informative që e kanë bërë tani, për ato nuk kemi libra, mundohemi ta realizojmë orën përmes planit mësimor”.
Nga Ministria e Arsimit mbeten në qëndrimin se shkollat me kohë janë furnizuar me libra, sipas numrit të dorëzuar parapraisht në ministri. Mirëpo, kjo kundërshtohet nga drejtuesit e shkollave të cilat mohojnë se kanë marrë numrin e kërkuar të teksteve shkollore./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?
Faton Abdullahu: Të votohet PDK-ja për të ndalur të keqen më të rrezikshme më 9 shkurt
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër