LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Mbi 15 mijë shkelje në rregullave në trafik për nëntë nuaj

SPB Tetovë: Mbi 15 mijë shkelje në rregullave në trafik për nëntë nuaj

Në nëntë muajt e këtij viti në territorin e SPB Tetovë janë përgatitur gjithsej 15.511 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje (TE-11.663 dhe GV-3878) për lloje të ndryshme të shkeljeve të zbuluara, gjegjësishtë konstatuara në trafik.

Ky numër është për dy herë e gjysë më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Për shkak të mangësive të konstatuara, nga kontrollet e rregullta, aksione apo aktivitete tjera të trafikut janë përjashtuar nga trafiku 3527 vozitës (TE-2911 dhe GV-616), si dhe 1694 automjete (TE- 1362 dhe GV-332), në periudhën në fjalë, janë konfiskuar përkohësisht 565 patentë shoferë (TE-503 dhe GV-62), kurse nga trafiku janë përjashtuar 338 shoferë të cilët kanë qenë nën dikim të alkoolit (TE- 271 dhe GV-67)”.


“Kundërvajtja më e shpeshtë në komunikacion në nëntë muajt e fundit në këtë zonë
ka qenë sërish shpejtësia e parregulluar sipas kushteve të rrugës, gjithsej 4536 (TE-3719 dhe GV- 817), pastaj mos respektimi i të drejtës së përparësisë së kalimit (TE- 46 dhe GV-219), drejtimi nën ndikimin e alkoolit (TE-234 dhe GV-22), që në fakt ishin shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve dhe veçanërisht ato me pasoja më të rënda”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori