Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, u nda nga jeta mesditën e së mërkurës në moshën 51-vjeçare.
Ajo ishte një regjisore, ligjëruese dhe për disa vite ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Duke u ndarë nga jeta në moshë të parakohshme, Berisha ka lënë të pikëlluar mbarë komunitetin artistik.
Telegrafi në vazhdim ju prezanton me biografinë e asaj që do të mbahet mend si një prej regjisoreve shqiptare më të respektuar nga garda e kinematografisë vendore.
Kush ishte Burbuqe Berisha?
Burbuqe Berisha ishte e lindur më 28 maj të vitit 1970 në Prishtinë.
Ajo përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, për të vazhduar me studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina, dega: Regji e filmit.
Krahas profesionit si regjisore, ajo ka ushtruar edhe pozitën e drejtoreshës në Teatrin Kombëtar të Kosovës për një periudhë katër vjeçare.
Ajo gjithashtu ishte edhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017.
Prej vitesh, e njëjta ushtronte edhe profesionin e ligjërueses dhe prodekanes së Fakulteti të Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv, në kuadër të Kolegjit AAB në Prishtinë.
Filmografia
Burbuqe Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve të suksesshme kinematografike vendore.
Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .
Disa nga prodhimet e saj më të suksesshme përfshijnë: “Një tregim Prishtine”, “Ashensori”, Ëndrra”, “Drimri i shpirtit”, “Lexi në qytet” (në 10 episode), “Kosova 9/11”, “Bunari”, “Nanë”, “Viti 2000”, “Çelësi”, dhe “Gratë”.
Ndërkohë prej shfaqjeve të saj teatrale veçohen:”Bretkosa”, “Revolveri”, “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, e të tjera.
Çmimet dhe vlerësimet
Në dhjetor të vitit 2003, filmi i saj “Kosova Eleven” fitoi një nga çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër.
Ne vitin 2020, Berisha ishte e nominuar nga Theatre Award Program 2020 në LPTW Gilder/Coigney International Theatre.
Në vitin 2019 asaj iu nda çmimi “Bekim Fehmiu” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në sajë të kontributit të saj në art.
Filmi i saj “Një tregim Prishtine” është shpërblyer me çmimin Special i Medias në Konkurrimin e Filmit të Gjatë në festivalin “Dea Open Air” në Tiranë.
Një zë i ngritur për kinematografinë
Në një ditë të ftohtë vjeshte të vitit 2016, teksa realizoheshin xhirimet e filmit “Një tregim Prishtine”, Burbuqe Berisha në një intervistë për Telegrafin atë kohë, teksa kishte shtjelluar skenarin e filmit, kishte treguar për mungesat dhe vështirësitë me të cilat përballen filmbërësit kosovarë.
“Ashtu si shumë projekte tjera filmike në Kosovë kemi pasur probleme, buxhetet janë goxha të limituara. Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për rritjen e buxhetit, megjithatë edhe me anë të sponsorëve kemi arritur që të sigurojmë të ardhura të mjaftueshme për ta realizuar këtë film”, kishte thënë Berisha për Telegrafin.
Filmi “Një tregim Prishtine”, i cili njëherësh shquhet si një prej prodhimeve të saj më të suksesshme, trajtonte një temë të ndjeshme aq sa edhe personale për regjisoren.
“Filmi flet për një familje, ku një vajzë e vogël sëmuret nga leukemia dhe prindërit e saj bëjnë të pamundurën për të gjetur të ardhurat e duhura për ta shëruar”, kishte thënë regjisorja tashmë e ndjerë atë kohë.
Burbuqe Berisha është përkujtuar sot (e mërkurë) nga mbarë komuniteti artistik për të figurën e saj të shquar në art, shpirtin plot jetë dhe vullnetin e saj për të ecur përpara. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Referencat:
- Kolegji AAB
- Artikull në REL, 8 dhjetor 2003
- Artikull në Telegrafi, 3 dhjetor 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
Dalja e Gjestit, Leo: Nuk besoj që publiku më mori inati për nominimin kokë më kokë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025