LAJMI I FUNDIT:

​Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nivel tjetër bashkëpunimi

​Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nivel tjetër bashkëpunimi

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi priti sot në takim koordinatorin e Sekretariatit për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, Gentian Sala.

Ekonomi tha se “pata rastin të diskutoja punën e madhe që ka përpara, për ta çuar një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona, e sidomos me një fokus të dedikuar edhe shërbimeve që i ofrojmë qytetarëve tanë në dy anët e kufirit”.

Kosova dhe Shqipëria u dakorduan në shtator gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë, për ngritjen e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.


Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në javën e fundit të nëntorit./Atsh