LAJMI I FUNDIT:

Aktori i filmit “Rust” thotë se e ndjente që shesh-xhirimi ishte kërcënues për jetën përpara se të ndodhte incidenti fatal

Aktori i filmit “Rust” thotë se e ndjente që shesh-xhirimi ishte kërcënues për jetën përpara se të ndodhte incidenti fatal

Një aktor që ka luajtur në filmin “Rust” ka folur për përvojën e tij në xhirimet që përfunduan fatale për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.

Në një intervistë me TMZ të hënën, Ian A. Hudson, i cili luan një person që thyen ligjin në film, e përshkroi xhirimin e një skene ku personazhi i tij u qëllua si “kërcënues për jetën” për shkak të përdorimit të pistoletave dhe pushkëve të vërteta në xhirime.

Hudson tha se “i gjithë ekipi i kamerës mbroheshin nga mburoja” gjatë xhirimeve të skenave, shkruan People.


Foto: Ian A. Hudson/ Instagram

“Kjo më bëri të dyshoja se isha para kamerës dhe mes gjithë atij zjarri. Kur u lëshuan fishekët, kur ata qëlluan mbi mua në fakt ndjeva se mbetjet më goditnin fytyrën dhe trupin tim, dhe mund të ndjeja erën që lëshohej nga pushka”, tha ai.

“Ishte e rëndë. Ishte e fortë… Ishte kërcënuese për jetën. Ndihej shumë surreale”, vazhdoi tutje aktori.

Hudson tha se ai nuk ishte vetëm kur erdhi puna për të ndjerë frikë në xhirime.

Foto: AP
Të gjitha lajmet nga Alec Baldwin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alec Baldwin

“Unë flisja me kolegët e mi të kastit dhe të gjithë ramë dakord se sa intensive ishte dhe sa e frikshme dhe reale ishte ajo”, tha Hudson për TMZ për momentet e fundit të personazhit të tij.

Hudson ndau disa ditë para incidentit në xhirime, ai dhe aktorët e tij diskutuan gjithashtu vdekjen e Brandon Lee – djalit të Bruce Lee, i cili u qëllua dhe u vra aksidentalisht në xhirimet e “The Crow” në 1993.

“Ajo bisedë u bë disa herë. Ne thamë se po e bëjmë këtë në të njëjtën mënyrë si ata e bënë atë atëherë, 30 vjet më parë”, tha Hudson për TMZ.

Foto: Halyna Hutchins/Instagram

Kujtojmë që autoritetet në New Mexico po hetojnë aktualisht vdekjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e cila vdiq pasi u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos të enjten.

Baldwin, 63 vjeç, qëlloi një armë skenike ndërsa po bënte prova për një skenë në xhirimet e filmit “Rust”, duke lënë të vdekur Hutchins, 42 vjeç. Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, gjithashtu u plagos në incident, por u lirua nga spitali një ditë më pas.

Aktualisht filmi “Rust” ka ndaluar xhirimet për njër periudhë të vaktuar pas vdekjes së Hutchers, sipas kompanisë së filmit, ‘Rust Movie Productions’. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori