Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të diskutimit konsultativ me donatorë, për një sfidë sistematike me të cilën po përballet Qeveria, tha se “ne duam t’i shtojmë vlerë sistemit tonë demokratik dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve, prandaj duam maksimumin që mund të marrim nga ekspertiza”.
Në takimin e ftuar lidhur me mekanizmin që do të themelojë Qeveria, “Fondi i Ekselencës” u bisedua për mbështetjen e mundshme nga donatorët, qoftë me asistencë teknike ose me ndihmë të pjesshme financiare.
“Një fond i tillë do të mbështesë iniciativat tona të shumta zhvillimore, do të përshpejtojë reformën në sektorin tonë publik dhe do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona prioritare si vend”, tha kryeministri, thuhet në njoftimin nga Qeveria.
Ai theksoi përkushtimin ndaj reformave dhe vizionin e Qeverisë për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë, në një demokraci që funksionon mirë dhe shoqëri të drejtë.
“Dikush mendon që ky synim është shumë ambicioz, por kështu janë ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve tanë”, tha kryeministri, duke shtuar se duhet të synojmë diçka më të mirë, më të madhe dhe të punojmë pa u lodhur drejt arritjes së saj, ndryshe puna jonë bëhet e rëndomtë. “Po, ne mund të mbërrijmë përmirësime kozmetike aty këtu, por jo transformimin që i duhet vendit tonë”, theksoi ai.
Kryeministri rikujtoi që për punësimin në pozitat e larta në institucione publike është intervenuar në përmirësimin e përbërjes së Komiteteve vlerësuese, që më parë përbëheshin vetëm nga zyrtarët publikë dhe tani aty bëjnë pjesë edhe specialistë të sektorit privat.
“Aktualisht jemi në procesin e përditësimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (SKZh) dhe objektiv yni është konsolidimi dhe integrimi i të gjithë mekanizmave të rëndësishëm të planifikimit në një plan të vetëm”, tha kryeministri Kurti.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve janë paraparë katër shtylla kryesore: rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike, zhvillimi i barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë.
Kryeministri theksoi se nevojat e Kosovës janë të mëdha, prandaj duhet të identifikojmë përkrahjen që na duhet për të shtyrë përpara zhvillimin dhe fuqizimin. Ai shtoi se janë bërë konsultime ndërinstitucionale të Zyrës së Kryeministrit me ministritë e linjës.
Opsioni që po e propozon Qeveria mbështetet në praktikat më të mira që i kanë ndjekur shumë shtete në Evropë dhe jashtë saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës