MPJ e Maqedonisë: Protokolli i ri me BE-në me përfitime të reja për bizneset për qasje në tregjet evropiane
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, me propozim të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e solli Vendimin për zbatim të përkohshëm të ndryshimeve në Protokollin për origjinën e mallrave nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me çka sigurohet bazë ligjore për zbatimin e rregullave të rishikuara preferenciale për origjinën e mallrave nga fillimi i nëntorit të vitit 2021, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Me ndryshimet nga rregullat e reja për origjinën e mallrave do të preken të gjithë operatorët ekonomikë dhe kompanitë në vendin tonë, që merren me eksport. Duke pasur parasysh se rreth 85% nga eksporti i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizohet me shtetet anëtare të BE-së dhe 24 vendet e zonës Pan-
Euro-Mesdhetare (EFTA, Turqia, CEFTA, vendet e Partneritetit Lindor dhe vendet e Mesdheut), këto rregullat e reja paraqesin një lloj revolucioni në shkëmbimin e jashtëm tregtar.
Prodhuesit në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë mundësi të mëdha për importimin e lëndëve të para pa doganë nga vendet e treta dhe eksportimin e produkteve të gatshme në BE, gjithashtu pa doganë. Përfitime do të kenë të gjitha industritë, por më së shumti përfitime do të kenë kompanitë që prodhojnë produkte teknologjike moderne, veçanërisht kompanitë nga industria e automobilave dhe kompanitë në ZZIT. Përfitime të mëdha do të kenë edhe kompanitë nga industria ushqimore dhe përpunuese”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Nga atje njoftojnë se rregullat e reja për origjinën e mallrave iu ofrojnë më shumë mundësi kompanive që të sigurojnë lëndë të parë më të lirë gjatë krijimit të produkteve për këto tregje, duke pasur parasysh se me këtë vendim shfuqizohen detyrimet doganore për lëndët e para për përpunim.
Gjithashtu, shtojnë nga atje, me uljen e kushtit për përqindjen e vlerës së shtuar nga 60% në 50% si kontribut vendor në krijimin e produktit, avancohet pozicioni i tyre në tregjet e huaja, bëhen shumë më konkurrues, por në të njëjtën kohë krijohen kushte edhe për investime të reja të huaja, të cilat do të kenë mundësi për eksport në këto tregje me kushte shumë më të përmirësuara nëpërmjet këtyre rregullave të reja.
“Këto rregulla duhet ta lehtësojnë integrimin ekonomik të vendit tonë në tregun ekonomik rajonal dhe konsolidimin dhe zhvillimin e zinxhirëve të integruar të furnizimit me vendet e rajonit që zbatojnë rregullat e reja preferenciale të origjinës. Sipas analizave të bëra, sipas kushteve të reja të origjinës, eksporti ynë duhet të rritet në bazë vjetore me 6.3%.
Nuk ka dyshim se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por edhe kushtet e ofruara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një klimë të favorshme për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e zhvillimit të ekonomisë sonë, industrisë dhe orientimin të marrëdhënieve tona tregtare drejt BE-së”, thonë nga MPJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?