LAJMI I FUNDIT:

Kreu i NASA-s thotë se mund të mos jemi ‘vetëm’ në univers

Kreu i NASA-s thotë se mund të mos jemi ‘vetëm’ në univers

Kreu i NASA-s, Bill Nelson, dyshon se ne nuk jemi vetëm në univers – ose në shumë universe të tjera.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nelson, i cili u betua si administrator i NASA-s në muajin maj, u shpreh i hapur për mundësinë e jetës jashtëtokësore gjatë një interviste me Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinia-s javën e kaluar.

“Mendimi im personal është se universi është kaq i madh, dhe tani, ka edhe teori që mund të ketë edhe universe të tjera. Nëse është kështu, kush jam unë që të them se planeti Tokë është vendndodhja e vetme e një forme jete që është e civilizuar dhe e organizuar si e jona?”, tha Nelson.


Shkenca në prag të zbulimit të madh - planeti i parë jashtë galaktikës sonë
Lexo po ashtu Shkenca në prag të zbulimit të madh - planeti i parë jashtë galaktikës sonë

“A ka planetë te tjera sikurse Toka? Unë sigurisht mendoj se po, sepse universi është kaq i madh”, ka shtuar tutje ai.

Nelson, një demokrat, ka lobuar për programet hapësinore gjatë gjithë karrierës së tij në Kongres, fillimisht si përfaqësues i Shtëpisë së Floridës dhe më pas si senator.

Ai madje udhëtoi vetë në hapësirë në bordin e anijes Columbia në vitin 1986. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori