LAJMI I FUNDIT:

Rrahja brutale e gruas në market, RrGK: Gratë tashmë nuk janë të sigurta askund në Kosovë

Rrahja brutale e gruas në market, RrGK: Gratë tashmë nuk janë të sigurta askund në Kosovë

Të dielën në mesditë një grua ishte cak i një sulmi fizik, të cilin e ushtroi ndaj saj një burrë në një market në Prishtinë. Pamjet e rrahjes brutale u publikuan në media pasditen e së hënës, të cilat nxitën reagime të shumta gjithandej në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës kishte njoftuar për rastin, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim të lehtë trupor”.

Por sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personi i cili ka ushtuar dhunë fizike ndaj gruas në market po dyshohet për veprën penale “Sulm” dhe se për të njëjtin ka kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit.


“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulmi’, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që rrahu një grua në një market në Prishtinë
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që rrahu një grua në një market në Prishtinë

Lidhur me këtë rast Rrjeti i Grave të Kosovës, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se gratë nuk janë të sigurta askund, dhe se në shoqërinë tonë vazhdon të mbizotëroj mentaliteti patriarkal.

“Dhuna iu ndodh grave pikërisht vetëm pse janë gra. Dhuna ndaj grave nuk është e shprehur vetëm brenda ambienteve shtëpiake por kudo dhe ndaj secilës grua. Gratë tashmë nuk janë të sigurta askund në Kosovë. Mentaliteti patriarkal që mbizotëron në shoqërinë tonë ua lejon burrave të zotërojnë pushtet dhe me këtë mendësi ata besojnë që kanë të drejta më shumë se gratë, në këtë rast duke pretenduar se hapësira publike iu takon burrave dhe gratë duhet të ua lëshojnë hapësirën atyre”, thuhet në përgjigjen e RrGK-së.

RrGK më tej ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast dhe personi përgjegjës të dënohet sipas ligjit.

Kujtojmë se viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu kishte njoftuar policia në raportin 24 orësh të së hënës.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori