LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi delegacionin e Këshillit Evropian, diskutuan për vonesën e liberalizimit të vizave

Kurti takoi delegacionin e Këshillit Evropian, diskutuan për vonesën e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), të prirë nga Vessela Tcherneva, Zëvendësdrejtore dhe Shefe e zyrës së ECFR, në Sofje.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit dhe krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë.

Ai veçoi synimet për krijimin e një ambienti të favorshëm për të tërhequr investitorët e huaj drejt krijimit të një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvillimit të vendit.


“Kryeministri theksoi se zgjedhjet demokratike dhe fitorja bazuar në përkrahjen masive e qytetarëve kanë sjellë rezultate pozitive në të gjitha fushat. Ai vuri theksin te rritja e hovshme e ekonomisë, që sipas Bankës Botërore është 9,9%. Për shkak të rritjes së besimit të qytetarëve në qeveri janë rritur edhe të hyrat buxhetore, investimet e jashtme si dhe remitancat nga diaspora. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në shëndetin dhe rritjen e ekonomisë, tha kryeministri”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se delegacioni u interesua për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend në këta shtatë muaj të qeverisjes, me theks në bashkëpunimin rajonal dhe bisedimet me Serbinë.

“Në fushën e bashkëpunimit rajonal, Kosova është pro bashkëpunimit dhe integrimit në kuadër të agjendës evropiane dhe me prezencën e pjesëmarrjen e BE-së. Kryeministri potencoi se bashkëpunimi duhet të jetë ekonomik, por edhe i bazuar në vlera ku avancojmë të drejtat dhe liritë. Bisedimet me Serbinë janë për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku zgjidhen çështjet e pazgjidhura sikurse borxhet, dëmet e luftës e reparacionet, e që rezulton me njohje reciproke, tha kryeministri”, thuhet në njoftim.

U bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për çka përfaqësuesit e ECFR shprehen brengën për vonesën në këtë proces.

Delegacioni nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë shprehu mbështetje për punën dhe objektivat e Qeverisë.

Pjesë e delegacionit nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë ishin: Sylvia Kauffmamn, Drejtore editoriale e Le Monde , njëherit anëtare e Këshillit të ECFR, Hannes Swoboda, President, Instituti Ndërkombëtar për Paqe, ish-deputet i Parlamentit Evropian, Vesna Pesic, deputete; ish ministre e Jashtme e Kroacisë, Engjëllushe Morina, anëtare e lartë e politikave, Programi Wider Europe , Maria Simeonova, Koordinatore e Programit, zyra e Sofjes dhe Ballkani Perëndimor, Ivan Vejvoda, Drejtor, Projekti i Evropës dhe Anëtar i Përhershëm, Instituti për Shkenca Humane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori