Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar sonte festën tradicionale “Darka e Lamës, me ç’rast tha se në këtë darkë shprehja “bukë, kripë e zemër” merr kuptim më të thellë ngaqë ndahen të mirat e bereqeti me miqtë e me dashamirët.
Në këtë darkë morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, ish-presidentët Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga, ambasadorë të shteteve të akredituara në Kosovë, përfaqësues të FSK-së e të Policisë së Kosovës, por nuk u pa askush nga përfaqësuesit e partive opozitare.
Kjo darkë u organizua së bashku me prodhuesit vendorë, e për këta të fundit Osmani tha se po e tregojnë potencialin dhe imazhin e Kosovës.
Në këtë darkë, Osmani tha se një meny e veçantë është përgatitur për të nderuar edhe kuzhinierin Përparim Babalija, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.
“Shprehja e njohur shqiptare ‘bukë, kripë e zemër’ sot në këtë darkë merr kuptim të thellë, ngase në këtë sofër prodhuesit tanë vendorë kanë vëmë jo vetëm ushqimet tona tradicionale, por edhe zemrat e tyre nëpërmjet dashurisë për gatimin, si dhe dëshirës për të ndarë të mirat e bereqetit me miq e me dashamirë, ashtu siç e thotë edhe tradita jonë. Sonte, teksa jemi mbledhur rreth kësaj sofre të begatë, dua të kujtoj një njeri, i cili sa ishte gjallë gatoi si askush tjetër dhe ju fal bukës për dashurinë që sjellë mes njerëzve. Sonte kujtojmë kuzhinierin tonë Përparim Babalija, i cili kaloi në amshim pak muaj më parë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani u shpreh se edhe kjo darkë e sivjetme organizohet në rrethana të rënduara për shkak të pandemisë, për çka tha se mendjen e kanë te të gjithë familjarët që humbën më të dashurit e tyre.
Osmani tha se Darka e Lamës shquhet si nata kur shprehen falënderimet për të mirat e natyrës, por që sot tha se dëshiron të shpreh falënderimet për të mirat e njerëzve të Kosovës.
“Edhe darka e sivjetme organizohet në rrethana të renduara për shkak të pandemisë, sonte të mbledhur përreth sofrës mendjen e kemi te të gjitha familjet kosovare që kanë humbur më të dashurit e tyre si rezultat i pandemisë. Sot jo vetëm tryezat e tyre po edhe zemrat e tyre e të gjithë neve ndihen më te zbrazëta në mungesë të më të dashurve… Në këtë periudhë të rëndë ishin mantel-bardhët ata që e udhëhoqën betejën me pandeminë, prandaj edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë te thellë për punën e tyre vetëmohuese. Në këto kohëra ishte po ashtu vështirë të organizohej sistemi arsimor, prandaj respekt maksimal për të gjithë ata mësues, arsimtarë e profesorë që e bënë të pamundurën që arsimi të vazhdojë edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme. E sado e rëndë që ishte kjo periudhë motivim e forcën na e kthyen rinia jonë e mrekullueshme ata që punuan shumë e me shumë zell, ata të cilët shkëlqyen nëpër Kosovë e nëpër botë në fusha të ndryshme”, tha Osmani.
E para e shtetit, falënderimin e ka vazhduar për ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se në vitin 2002 e riktheu traditën e mirë të gatimit dhe shërbimit të bukës nëpërmjet kësaj feste.
Osmani tha se ai e kishte quajtur atë festë e falënderimeve të ngjashme me festën e falënderimeve në SHBA. Për këtë, Osmani tha se i janë mirënjohës për këtë thesar trashëgimie të cilin e ka rikthyer në traditën shqiptare.
Panxha: Djathi i Sharrit të regjistrohet si brend i Kosovës
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se duhet të këtë përkushtim më të madh që mikpritja shqiptare të prezantohet nëpër botë dhe të njihet botërisht ashtu siç njihet besa e shqiptarit.
“Na presin shumë detyra përpara, Ministria e Bujqësisë duhet të punojë më shumë që djathi i Sharrit të regjistrohet si brend i Kosovës, vetëm djathi që prodhohet në Sharr mund të quhet djathë i Sharrit, nuk mundet si sot që ndodh në Gjermani të prodhohet djathi i Sharrit dhe të shitet si i tillë. Ministria e Kulturës duhet të punojë shumë më shumë që ta regjistrojmë trashëgiminë kulturore sa i përket gastronomisë, sepse është forma e vetme që t’i dokumentojmë pjatat shqiptare dhe prodhuesit duhet të vazhdojnë të prodhojnë produkte të mira”, tha ai.
Seferi: Duhet ta ruajmë tokën që sjell bereqetin
Edhe Ilir Seferi nga “Besa Foundation”, tha se Darka e Lamës është një festë që shënon bereqetin brenda një viti, teksa ka bërë thirrje të ruhet ambienti dhe toka.
“Festa e “Darkës së Lamës sjell kujtime që njeriu prej dhe me natyrën jeton, prandaj duhet ta ruajmë tokën që sjell bereqetin. Falënderimi më i madh që mund t’i bëhet tokës nuk janë fjalët e mëdha, por është puna e vyer gjatë tërë vitit me synim që asnjë pëllëmbë e tokës të mos mbetet e djerrë”, tha ai.
Në kuptim për të ruajtur tokën, ai tha se kanë nisur një fushatë për të mbjellë 1 mijë fidanë në Kosovë.
Darka e Lamës është një festë e lashtë iliro-shqiptare, e falënderimit Zotit për frytet e punës dhe të korrat e vitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A