Epidemiologët në Maqedoni: Vaksinimi i detyrueshëm, vetëm përmes shtrëngimit të masave
![Epidemiologët në Maqedoni: Vaksinimi i detyrueshëm, vetëm përmes shtrëngimit të masave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/Vaksinimi-anti-covid19-ne-sallen-1-tetori-foto-Ridvan-Slivova-18-780x439.jpg)
Vaksinimi i detyrueshëm për të punësuarit nëpër institucionet shtetërore do të kishte rritur ndjeshëm përqindjen e të vaksinuarve në vend, vlerësojnë epidemiologët. Sipas tyre, me rëndësi të veçantë do të ishte vaksinimi i të punësuarve në shëndetësi dhe arsim, pasi të njëjtit punojnë me kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Epidemiologu Aleksandar Stojanov, vlerëson se duhet të ketë gjoba për ata të cilët refuzojnë vaksinimin.
“Besoj se këto masa do ta rrisin numrin e të vaksinuarve ndjeshëm. Besoj në këtë gjë, megjithatë patjetër të ndërmerret diçka e tillë. Patjetër të keni masa për situatë drastike sepse kjo do të zgjasë. Kemi nga 20 viktima në ditë, në një popull prej 2milion banorësh. Ata të cilët nuk duan të vaksinohen le të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin gjysmë page”, tha Aleksandar Stojanov, Epidemiolog.
Instituti i Shëndetit Publik është institucioni i vetëm ku të punësuarit e kanë të detyrueshme vaksinimin. ISHP këtë masë e ka marrë në mënyrë të pavarur.
“200 nga gjithsej 210 të punësuarit sa ka Instituti I Shëndetit Publik janë të vaksinuar me dy doza. Katër nga 10 të punësuarit e pa vaksinuar, janë imunizuar që kur kjo masë hyri në fuqi javën e shkuar. 2 të punësuar janë në pushim mjekësor, ndërkaq 4 të tjerë kanë bërë teste kur iu është kërkuar certifikata e vaksinimit – njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Komisioni për sëmundje ngjitëse më herët ka diskutuar mbi këtë masë, megjithatë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Alsat” konfirmoi se për momentin nuk mendojnë të vendosin një masë të tillë.
Ndryshe, në Evropë shumë shtete nga Shtatori kanë vendosur që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për kategori të caktuara duke u nisur nga bluzat e bardha. Edhe në disa vende fqinje këto masa tanimë janë në fuqi. Greqia është njëra nga ato shtete e cila e ka bërë të detyrueshme vaksinimin për punonjësit shëndetësorë si dhe personelin e punësuar nëpër shtëpitë e të moshuarve. Për ata të cilët nuk do vaksinohen janë paraparë edhe dënime. Shqipëria ka kushtëzuar çdo pedagog dhe student për t’u pajisur me certifikatë vaksinimi, para nisjes së mësimit në universitete. Ndërkohë edhe autoritetet e Britanisë kanë bërë të ditur se së shpejti do të hyjë në fuqi masa që vaksinimi për punonjësit shëndetësor të jetë i detyrueshëm./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga përfundon të gjitha hetimet ndaj tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sylejman-selimi-380x233.jpg)
Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga përfundon të gjitha hetimet ndaj tij
![Inflacioni ra në 1.9 për qind në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/06/bajram3-380x233.jpg)
Inflacioni ra në 1.9 për qind në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta në Shqipëri
![Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ndotja-shkup-380x233.png)
Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend:](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asllan-dogjani-780x439.jpg)
Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend: "Vritet Lulzim Basha"
![OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ovluck-780x439.jpg)
OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi