LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK-së në Hagë

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK-së në Hagë

Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në seancë janë të pranishëm Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po përcjellin për së afërmi seancën e gjykimit ndaj tyre.

Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo do të vazhdoj sot.


Me të nisur seanca, avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Rees kërkoj që të kalohet në seancë private.

Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. KËTU mund ta ndiqni live seancën gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori