A e dini se çfarë përfaqëson shenja e WC-së së femrave? Të gjithë mendojnë se është një fustan, por nuk është!
Simboli fsheh një mesazh shumë më të thellë
Njohuritë që u morën në mënyrë shumë të ngjashme gjatë një fushate do t’jua ndryshojnë këndvështrimin.
Duke dashur të barazojë burrat dhe gratë në punët që më së shpeshti konsiderohen të “meshkujve”, Kompania “Axosoft” nga Arizona bëri një fushatë që zbuloi se në të vërtetë nuk ishte kurrë një fustan në shenjën e WC-së së femrave, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk është fustan, çfarë mendoni se përfaqëson një trekëndësh në shenjën e një femre?
Tania Katan nga kjo kompani thotë se gjatë hulumtimit kanë mësuar se trekëndëshi nuk duhet të përfaqësonte kurrë një fustan, por një mantel dhe se mesazhi që dërgojnë këto simbole të thjeshta është në fakt shumë më i fortë.
Thuhet se ikona me mantel thotë se femrat mund të jenë superheroina.
“Në shkencë, teknologji, art, matematikë, politikë, në rrugë dhe në shtëpitë tona, gratë shpesh janë të padukshme, të injoruara ose thjesht të harruara. Vajzat dhe gratë që janë të interesuara për shkencën, teknologjinë, mekanikën dhe matematikën janë një pakicë”, vëren Axosoft.
Fushata “It was never a dress” (Nuk ishte kurrë një fustan) – synon të inkurajojë bisedat për pranimin e grave në të gjitha llojet e punëve, pavarësisht nëse ato konsiderohen tradicionalisht “të meshkujve” apo jo.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Gjakderdhjet gjatë shtatzënisë, shkaktarët dhe rreziqet
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur