Libri ‘Barrë dhe Bekim’ i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani, u promovua për herë të parë në SHBA në Kolegjin e Harvardit pranë komunitetit shqiptaro-amerikan.
Në një ngjarje dy-orëshe, autorja filloi promovimin e librit të saj para komunitetit prezent me lexime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtëzakonshëm të këngëtares Arjeta Zuta.
“Këtë promovim libri ia kushtoj gjyshit tim, i cili ndrroi jetë vetëm një ditë më parë, mirëpo që inspiroi këtë vepër dhe vazhdon të jetojë mes rreshtash të këtij libri dhe në mendjet e lexuesve,” u shpreh Sylejmani teksa filloi ngjarja prmovuese.
Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shiqon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë.
“Eventi ishte tejet mbresëlënës. Mendoj që studentet dhe të ftuarit përfituan nga eventi dhe eksperiencat që Shqipja ndau me ne. Promovimi i librit ishte po aq unik sa dhe libri”, tha Gred Braho, Kryetar i Asociacionit të Studentëve Shqiptar në Harvard.
Ngjarja u mbështet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard, e cila ka për qëllim të bashkojë studentët me origjinë shqiptare dhe studentët e interesuar për kulturën shqiptare, historinë dhe çështjet bashkëkohore.
Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar.
Ndër tjera, Sokol Lushllari nga organizata MAAS BESA tha se është e rëndësishme për të që të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare, dhe se duke qenë prezent në ngjarjen promovuese të librit ai dhe të tjerët po ndihmojnë të ruajnë dhe promovojnë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova