LAJMI I FUNDIT:

Austri, dënohet kosovari që kishte tentuar të siguronte dokumente false për atentatorin e Vjenës

Austri, dënohet kosovari që kishte tentuar të siguronte dokumente false për atentatorin e Vjenës

Një kosovar 30-vjeçar është dënuar të premten në Linz të Austrisë me pesë muaj burgim për shkak se ishte përpjekur të siguronte dokumente false për atentatorin e terrorit në Vjenë, rast i cili ndodhi më 2 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas kësaj aktakuze, terroristi vjenez dëshironte të udhëtonte në Siri pesë muaj para atentatit. Kosovari prej muajsh ishte në paraburgim gjatë hetimeve kundër ndihmëseve dhe bashkëpunëtorëve të K.F., i quajtur tashmë si terroristi i Vjenës.

Periudha e gjykimit për një dënim me kusht për të është zgjatur në pesë vjet. Ndërkohë, ai është liruar nga akuzat për anëtarësim në një grup terrorist dhe organizatë kriminale.


Sipas aktakuzës, terroristi i Vjenës thuhet se i ka kërkuar të pandehurit dokumente false për të udhëtuar në Siri dhe për t’iu bashkuar ISIS-it. Ky dyshim mbështetet nga një transferim i datës 14 maj 2020, kur K.F. supozohet se i kishte transferuar të pandehurit 1400 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se një shok i burgosur i vëllait të tij kishte kontakte me terroristin K.F., shkruan krone.at.

Mirëpo vetë i pandehuri, i cili ishte ilegalisht në Austri pas dënimit me burgim prej gjashtë vjetësh për disa precedentë të tjera penale, kishte thënë në gjykatë se nuk di asgjë për prejardhjen e atentatorit. Si përfundim, marrëveshja me një falsifikator në Itali nuk u realizua.

“Ai donte dokumente, unë doja para“

Prokurori nuk e beson në atë që thotë. “Një organizatë si IS ka nevojë për një infrastrukturë të caktuar. Dhe i pandehuri u përpoq ta vinte në dispozicion”.

I pandehuri iu kundërpërgjigj: “Ai donte një dokument dhe unë doja para, përcjell albinfo.ch.

Pas vendimit përfundimtar, kosovari është liruar. Ai kishte vuajtur tashmë pesë muajt e paraburgimit.

Sipas krone.at, i pandehuri pas lirimit nga aktgjykimi, do të dëbohet për në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori