LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Amensty International: Nga shkeljet e rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në Rusi, deri te krimet ruse të luftës në Siri

Raporti i Amensty International: Nga shkeljet e rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në Rusi, deri te krimet ruse të luftës në Siri

Rusia ka vazhduar me shkeljen të rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjitha fushat, sipas Raportit të “Amensty International” për vitin 2020/2021.

Sipas këtij raporti autoritetet ruse e përdorën pandeminë si pretekst për të vazhduar goditjen ndaj të gjitha mospajtimeve, duke përfshirë ndryshimet në një mënyrë të paqartë të ligjit mbi “lajmet e rreme” dhe shtrëngimit të kufizimeve për tubimet publike.

Sipas raportit të “Amensty International” protestuesit paqësor, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët qytetarë dhe politik u përballën me arrestime dhe ndjekje penale. Ndërsa policia ruse përdorte në mënyrë rutinore të tepruar dhe panevojshme forcë kundër protestuesve, ata lejuan gjithashtu dhunë kundër protestuesve nga grupe të tjera. Raporti paraqet gjithashtu rastin e helmimit të liderit opozitar Alexei Navalny nga shërbimet sekrete ruse.


Në Rusi rastet e raportimit të dhunës ndaj gazetarëve dhe aktivistëve opozitarë mbeten të larta. Ata gjithashtu u përballën me gjoba të larta dhe presione të ndryshme.Ligji për “agjentët e huaj” dhe “organizatat e padëshirueshme” u përdorën në mënyrë aktive për të njollosurOJQ-të e pavarura, duke i privuar nga financimidhe duke ndëshkuar rëndë anëtarët e tyre.

“Amensty International” konstaton se në Rusi torturat mbeten endemike. E drejta për një gjykim të drejtë ishte shkelur në mënyrë rutinore, ndërsa ndryshimet ligjore rezultuan me reduktim të mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit. Qeveria vazhdimisht ka injoruar rritjen e akuzave për korrupsion.

Raporti paraqet se pandemia COVID-19 vuri në pah mangësitë e sistemit shëndetësor rus. Një mungesë e shtretërve spitalorë, pajisjeve e masave mbrojtës kyçe dhe medikamenteve mjekësore, së bashku me vonesat e pagave të punonjësve shëndetësorë, ishin raportuar shpesh në të gjithë vendin. Gjithashtu raportimet zyrtare për shkallën e të infektuarve dhe vdekshmërisë nga COVID-19 në Rusi, tregonin një fshehje të numrave nga ana e qeverisë, për dallim nga raportimet e pavarura.

Eksitojnë prova të cilat vërtetojnë pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat ruse në Siri. Provat duke përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, video, fotografi dhe imazhe satelitore të shtatë sulme ajrore kundër objekteve mjekësore dhe shkolla nga forcat ruse dhe katër nga sirianë ose forcat ruse, midis muajve maj 2019 dhe shkurt 2020 në Siri, i vërtetuar akuzat e “Amensty International” për shkelje të rënda të së drejta ndërkombëtare humanitare dhe krimet e luftës të realizuara nga Rusia në Siri. Rusia gjithashtu vazhdoi ndërhyrjet në shtete fqinje.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori