LAJMI I FUNDIT:

Burri i Halyna Hutchins thotë se ka folur me Alec Baldwin, i cili i ka shprehur mbështetjen e tij pasi ky i fundit vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë në shesh-xhirim

Burri i Halyna Hutchins thotë se ka folur me Alec Baldwin, i cili i ka shprehur mbështetjen e tij pasi ky i fundit vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë në shesh-xhirim

Bashkëshorti i Halyna Hutchins, Matthew, ka folur sërish pas vdekjes së kinematografes në xhirimet e filmit “Rust”.

Hutchins, 42 vjeç, vdiq të enjten pasi aktori, pasi Alec Baldwin e vrau aksidentalisht me një armë në Bonanza Creek Ranch në New Mexico, ndërsa i plagosur mbeti regjisori, Joel Souza.


Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico, ku ajo vdiq nga plagët e marra, sipas departamentit të sherifit. Ndërsa, Souza, 48 vjeç, u shtrua në spital, por përfaqësuesit e tij i thanë Deadline se ai është liruar nga spitali, shkruan People.

Foto: Getty

Duke folur për Daily Mail të premten, Matthew tha se ai ka qenë në kontakt me Baldwin pas incidentit.

“Kam folur me Alec Baldwin dhe ai na ka mbështetur shumë gjatë kësaj periudhe”, tha Matthew, 38 vjeç, i cili ka një djalë 8-vjeçar me Hutchins.

“Unë nuk mendoj se ka fjalë për të komunikuar situatën. Nuk do të jem në gjendje të komentoj për faktet apo procesin e asaj që po kalojmë tani, por vlerësoj që të gjithë kanë qenë shumë dashamirës”, ka thënë Matthew në një intervistë për Insider të premten.

Në anën tjetër, Baldwin gjithashtu ka folur në lidhje me incidentin, duke bërë një deklaratë në Twitter të premten në mëngjes.

“Nuk ka fjalë për të përshkruan tronditjen dhe pikëllimin tim për aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, gruas, nënës dhe koleges sonë shumë të admiruar”, filloi postimin aktori.

“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me burrin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, ka shkruar aktori.

Të gjitha lajmet nga Alec Baldwin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alec Baldwin

Një burim tha për People se ngjarja tragjike ka qenë “tepër e vështirë” për Baldwin.

“Alec ende po përpiqet të kuptojë gjithçka që ka ndodhur. Kjo ka qenë shkatërruese”, tha ky burim.

Grupi i filmit “Rust” është mbyllur pas vdekjes së Hutchins, me prodhimin e ndërprerë, sipas kompanisë së prodhimit, Rust Movie Productions LLC.

“I gjithë aktori dhe ekipi janë shkatërruar absolutisht nga tragjedia e sotme dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të Halynas”, tha kompania në një deklaratë të enjten.

“Ne kemi ndalur xhirimet e filmit për një periudhë të pacaktuar kohe dhe po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e Departamentit të Policisë Santa Fe. Ne do të ofrojmë shërbime këshillimi për të gjithë të lidhur me filmin ndërsa punojmë për të ecur tutje me këtë ngjarje të tmerrshme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori