LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mbështet vendimin për dëbimin e dy zyrtarëve rusë nga Kosova

Haradinaj mbështet vendimin për dëbimin e dy zyrtarëve rusë nga Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.

Kreu i AAK-së, ka thënë se “askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë”.


“Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata
Lexo po ashtu Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur ‘non grata’ dy zyrtarë rusë.

Osmani në një postim në Facebook bën të ditur se kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Ndërsa sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. /Telegrafi/