Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights- ROR” dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mungesën e teksteve shkollore në disa shkolla të Kosovës.
Në reagimin e tyre thuhet se pavarësisht që procesi mësimor ka filluar para pothuajse një muaji, ata vazhdimisht janë duke pranuar informata, kërkesa dhe ankesa të nxënësve dhe prindërve lidhur me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar (të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët).
“Mungesa e teksteve shkollore dhe vonesat në shpërndarje të tyre paraqesin shkelje të detyrimeve pozitive të shtetit për mbrojtjen e të drejtës për edukim; tregojnë moskoordinim të zinxhirit të institucioneve arsimore dhe shkaktojnë pasoja të shumëfishta te nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë obligime ligjore që të sigurojnë dhe të shpërndajnë tekstet mësimore brenda afateve të përcaktuara me Ligj dhe udhëzuesit administrativ”, thuhet më tej.
“Rrjedhimisht, dështimi i tyre për t’u ofruar nxënësve tekstet shkollore në fillim të vitit shkollor nuk paraqet vetëm shkelje ligjore, por edhe shkelje të detyrimit të shtetit që fëmijëve t’u sigurojë të drejtën në arsim falas. Nuk mund të ketë justifikime, shfajësime apo fajësime nga cilido institucion për një proces rutinë dhe të afatizuar nga ligji.
Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe mënyrën e jashtëzakonshme të realizimit të procesit mësimor, sigurimi i teksteve shkollore është barra e fundit për të cilën nxënësit do duhej të brengoseshin. Në një situatë të tillë, mungesa e tyre shton edhe më tepër ankthin dhe stresin tek fëmijët dhe rritë barrën financiare të familjeve për t’i pajisur fëmijët me tekstet e nevojshme.
Me vonesën e shpërndarjes, klasat në mungesë të teksteve janë të detyruara që mësimin ta shtyjnë apo ta zhvillojnë në mënyrë sipërfaqësore pa tekste, çka u pamundëson nxënësve përgatitjet e nevojshme; ta realizojnë në mënyrë diskriminuese për nxënësit që kanë libra dhe ata që nuk kanë ose janë detyruar t’i blejnë vetë. Të gjitha opsionet janë kundër fëmijës dhe institucionet duhet të kenë pasur parasysh paraprakisht pasojat te fëmijët nga mosveprimet apo veprimet joefikase”, thuhet në reagim.
Grupi ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të Kosovës u bëjnë thirrje urgjente të gjitha institucioneve arsimore kompetente për sigurimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore që sa më shpejtë dhe pa vonesa të sigurohen tekstet mësimore për fëmijët.
“Ne shprehim gatishmërinë që të bashkëpunojmë në çfarëdo aspekti që kërkohet. Poashtu, kërkojmë nga institucionet që urgjentisht të rishikojnë udhëzimet administrative lidhur me pajisjen dhe ruajtjen e teksteve shkollore, e bashkë me fëmijët të gjejnë një zgjidhje kreative për kthimin e teksteve shkollore paraprake nga nxënësit, si problem i identifikuar dhe i pazgjidhur për tash shumë vite”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?