Enver Pajaziti letër partive shqiptare në Maqedoni, kërkon ta mbështesin në rrethin e dytë
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka dërguar letër deri te të gjitha partitë politike shqiptare, veçanërisht tre kandidatët të cilët garuan në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Nga BDI, ASH-AAA dhe PDSH, Pajaziti kërkon që të marrë mbështetjen e tyre në rrethin e dytë që do të mbahet më 31 tetor.
U ofron edhe marrëveshje për bashkëpunim edhe në mandatin e ardhshëm katëvjeçar.
Qëllimi siç thotë “nuk është për të bërë politikë, por për të çuar përpara vizionet tona për përparimin e komunës ku jetojmë e ku do të vazhdojmë të jetojmë”.
Më poshtë letra e poshtë:
LETËR E RESPEKTIT
Nga Shtabi Elektoral i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Bërvenicës.
DREJTUAR:
z. Arkin Jahii (Kandidat i BDI-së për kryetar të komunës së Bërvenicës) dhe shtabit elektoral të BDI-së në Bërvenicë;
z. Argjent Gura (Kandidat i koalicionit ASH-AAA për kryetar të komunës së Bërvenicës) dhe shtabit elektoral të ASH-AAA në Bërvenicë;
z. Miqail Rasimi (Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Bërvenicës) dhe shtabit elektoral të PDSH-së në Bërvenicë;
MOTIVI:
Me respektin më të madh për të gjithë Ju, kandidatë për kryetar të komunës së Bërvenicës, këshilltarët e zgjedhur komunal nga partitë politike përkatëse dhe shtabet elektorale, ju drejtohemi me këtë letër respekti me propozimin tonë konkret që të bashkëpunojmë si gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve,ashtu edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar për të punuar bashkërisht në të mirë të të gjithë banorëve të vendbanimeve të komunës së Bërvenicës.
Jemi shumë të lumtur që kampanja elektorale, respektivisht rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi me një atmosferë mjaft të qetë, dhe ashtu siç do ta kuptonim edhe ne-shtabi elektoral i kandidatit të pavarur z. Enver Pajaziti, lusim në mirëkuptimin Tuaj për të kuptuar që kjo është vetëm një garë zgjedhore, ndërkaq punët, investimet, idetë e mira të zhvillimit duhet të jetësohen në mandatin katër-vjeçarë. Në këtë kontekst, kërkojmë ndjesë të thellë për ndonjë gabim eventual në raport me Ju gjatë kampanjës elektorale, dhe në qoftë se hasni në gabime nuk kanë qenë aspak me qëllime të këqia. Asnjë punë e frytshme nuk mund të kryhet vetëm, andaj shtabi ynë elektoral, ka gjithë të drejtën morale si fitues ne kampin shqiptarë të kërkojë unifikimin e gjithë partive politike, tanimë jo për të bërë politikë, por për të çuar përpara vizionet tona për përparimin e komunës ku jetojmë e ku do të vazhdojmë të jetojmë. Të gjithë Ju, gjatë shpalosjes së programeve elektorale keni pasur ide fantastike për zhvillimin e komunës tonë dhe ne mendojmë që disa nga idetë Tuaja elektorale t’i inkorporojmë në programën e qeverisjes së ardhshme katërvjeçare. Duke u nisur nga këto fakte, ne si shtab elektoral i kandidatit të pavarur për komunën e Bërvenicës kërkojmë që të vendosim bashkëpunim me të gjitha shtabet Tuaja për t’u dakorduar që të mbajmë takimin e radhës ditën e Hënë 25 Tetor 2021,ora 19.00 ne seline e shtabit të kandidatit të pavarur.
Kemi analizuar që takimi të mbahet në nivel të kandidatëve për kryetar të komunës së Bërvenicës dhe udhëheqësve të shtabit me këto qëllime:
Arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim të ardhshëm në qeverisjen lokale me komunën e Bërvenicës;
Inkorporimin e pikave të rëndësishme që rrjedhin nga të gjitha programet Tuaja elektorale e që janë në dobi të të gjithë banorëve dhe
Arritja e marrëveshjes për unifikim në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale.
Të nderuar kandidatë për kryetar të komunës së Bërvenicës, të nderuar shtabe elektorale të partive politike, ndoshta kjo mundë të jetë një praktikë e re e punës, por qëllimi është që të gjithë së bashku të ndihmojmë përparimin e komunës së Bërvenicës, të të gjitha vendbanimeve dhe duke mos i ndarë qytetarët në baza etnike apo fetare. Të udhëheqësh me komunën e Bërvenicës është më shumë përgjegjësi se sa privilegj, na pret shumë punë që të jetësojmë programin elektoral që buron nga kërkesa e banorëve, por bashkërisht me Ju kjo do të ishte më lehtë e realizueshme. Duke njohur karakterin e gjithsecilit, zhvillimin profesional dhe motivin për ta bërë Bërvenicën një komunë më të mirë për të gjithë, nuk dyshojmë që do të bëheni pjesë e tryezës tematike, e cila do të jetë në dobi të të gjithë banorëve, dhe brezave të rinj në komunën tonë.
Ju informojmë që përgjigjen rreth këtij propozimi mund të na e dërgoni në shtabin elektoral të kandidatit të pavarur për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti, gjithashtu mirëpresim edhe sugjerimet tuaja për këtë propozim që të qeverisim me ide të unifikuara me komunën e Bërvenicës, sepse komuna është në shërbim të çdo qytetari pa dallim përkatësie politike, etnike apo fetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët