LAJMI I FUNDIT:

Hajduti “transmeton veten live” pasi ia vodhi telefonin, gazetarit egjiptian – përfundon në polici

Hajduti “transmeton veten live” pasi ia vodhi telefonin, gazetarit egjiptian – përfundon në polici

Një hajdut u tregua jo aq i zgjuar pasi “transmetoi veten live” te mijëra shikues të martën.

Kështu, me këtë, ai çoi në arrestimin e tij të menjëhershëm pasi vodhi telefonin e një gazetari egjiptian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gazetari Mahmoud Ragheb i faqes së lajmeve Youm7 po transmetonte drejtpërdrejt një raport në Facebook kur ndodhi grabitja.


Incidenti ndodhi në një urë në qytetin e katërt më të madh të Egjiptit, Shubra Al-Khaimah.

Policia egjiptiane ka njoftuar se ka arrestuar grabitësin, fytyra e të cilit u zbulua plotësisht ndërsa telefoni vazhdonte transmetimin e drejtpërdrejtë pa e ditur ai. /Telegrafi/