LAJMI I FUNDIT:

ShBA emëron ambasadorë me përvojë në Ballkan, analistët thonë se ky është mesazh për BE-në

ShBA emëron ambasadorë me përvojë në Ballkan, analistët thonë se ky është mesazh për BE-në

Jeffrey Hovenier do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë, në Beograd SHBA-në pritet ta përfaqësoj Christofer Hill, derisa Michael Murfy pozitën e njëjtë do ta mbajë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga ana tjetër Gabriel Escobar është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Këto emërime të Bidenit po cilësohen si diçka pozitive për vendet e Ballkanit.


Analisti Ben Andoni thotë se këto emërime tregojnë për efikasitetin e politikës së Jashtme amerikane.

“Me këto emërime të japin një dritë shprese të madhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta përdoron Ballkanin për të treguar efikasitetin e Politikës së Jashtme…Poashtu tregohet se rëndësia e Ballkanit është shumë e madhe se që ne mendojmë. Kjo është edhe një mesazh për BE-në sikur duan të thonë se “gjërat që bëjmë ne, ju nuk i bëni dot”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ben Andoni.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se këto emërime janë vazhdimësi e politikës së Jashtme amerikane për Ballkanin.

“Për të shërbyer amerikanët zgjedhin diplomatët më të aftë dhe që janë të familjarizuar me rajonin….Mund të themi se zoti Hill ka qenë i involvuar qysh moti në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, deklaroi Hoti.

Diplomatët që ka dërguar Biden në Ballkan janë njohës të rajonit, pasi secili prej tyre ka shërbyer në Ballkan në misione të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori