LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KE-së për Kosovën, Szunyog: Duhet zbatuar marrëveshjet e kaluara përfshirë atë të vitit 2013 për Asociacionin

Raporti i KE-së për Kosovën, Szunyog: Duhet zbatuar marrëveshjet e kaluara përfshirë atë të vitit 2013 për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të martën Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Kurti ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë në konferencë për media se Kosova duhet të arrijë rezultate të prekshme në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit, reforma në administratë e tjera.


Ai ka thënë se nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së.

“Përparim i limitur është parë në sistemin gjyqësor. Sfidë mbeten reformat administrave, të cilat janë të cenueshme nga ndikimet politike”, ka thënë Szunyog.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel, përfshirë edhe ajo për formimin e Asociacionit.

“Si BE dhe kjo është edhe në Raport, duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin. Dua t’ua rikujtojë të gjithëve që marrëveshje është dakorduar, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet zbatuar. I takon Prishtinës që të sugjerojë se si. Është një ligj i cili është i pranishëm dhe ligji duhet të zbatohet, por i takon palës kosovare se si saktësisht dhe çfarë forme do të marrë kjo. Nëse jo mendoj se duhet të ngrihet në BE dhe të diskutohet”, ka thënë Szunyog në konferencë për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori