Morris Mini 1000 i shkurtuar, së shpejti do të ofrohet për shitje në një ankand në Britani të Madhe.
Me vetëm tri metra gjatësi, Mini origjinal futet në listën e veturave më të vogla në botë – e pikërisht edhe për këtë mban këtë emër, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ekzistojnë disa persona që mendojnë se kjo veturë e vogël duhet të jetë edhe më e vogël – duke e shkurtuar përgjysmë dhe duke i hequr materialet e tepërta.
Në fakt një Mini i tillë, është shkurtuar në një garazh dhe ndryshe quhet “Shorty”, ku së shpejti do të dalë në shitje në Angli.
Që “Shorty” t’i ketë të gjitha pjesët në proporcion me karrocerinë, dyert janë modifikuar që t’i përshtaten tërë trupit.
Gjithashtu janë ndërruar edhe kornizat e dritareve dhe të kulmit. Sa i përket brendësisë, gjithçka është më intime për shoferin dhe bashkudhëtarin. Ulëset kanë standardin e një Mini standard që është prerë në gjysmë.
Në anën tjetër të dhënat teknike tregojnë se ky Mini mini akoma përdor motorin standard të serisë A prej 998 ccm, me vetëm 38 kuaj-fuqi.
Motori me 1.0 litra kurrë nuk ka arritur ta bëjë këtë veturë të shpejtë, por me heqjen e gjysmës së karrocerisë, “Shorty” do të duhej të ishte paksa më i shpejtë sesa ai origjinal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe