LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Ju vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme

Jahjaga: Ju vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka hedhur votën e saj.

Jahjaga thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës, sot kanë mundësinë të zgjedhni kandidatët e preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës.


“Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmen që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar.Gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse të shkurtër për shkak të pandemisë Covid-19, keni pasur mundësinë të dëgjoni për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se “ju vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme”. /Telegrafi/