Forca të mëdha policore nuk kanë lejuar djathtistët serbë t’i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të cilët provuan të organizojë protestë në përkrahje të serbëve në Kosovë.
Sipas vlerësimeve të mediave rreth 40-50 veta ishin mbledhur për të protestuar.
“Djathtistët” kanë bërë xhiro nga kordoni policor, përpara ambasadës amerikane, deri të selia e Televizionit “Pink”, të cilën po e akuzojnë se po akuzojnë se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, njofton REL, përcjell Telegrafi
Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ambasadës u kanë thënë “shkoni në Kosovë”.
Përveç këngëve nacionaliste për Kosovën, ata kanë përdorur fjalë fyese për shqiptarët dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Damjan Knezheviq, udhëheqësi i të ashtuquajturës “Patrullat popullore”, në fjalimin e tij pranë objektit të TV “Pink”, ka ftuar serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale, duke porositur se të grumbulluarit aty “qëndrojnë pranë popullit [serb] në Kosovë”.
Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.
Knezheviq ka kërkuar të prishet Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013 në mes Kosovës dhe Serbisë dhe rekrutimin e qytetarëve të Serbisë në rast të ndonjë incidenti ndaj serbëve në Kosovë.
“Patrullat popullore” janë grupet e vetëorganizuara të djathtistëve ekstremistë, të cilat kanë filluar të shfaqen publikisht në vitin 2020 dhe në shumë raste kanë organizuar aksione kundër migrantëve në Serbi.
Protestuesit kanë mbajtur flamurin me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” me hartën e Kosovës.
Forca të mëdha policore kanë rrethuar lagjen e Beogradit, ku janë selitë e shumë ambasadave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025