LAJMI I FUNDIT:

Kolumbia në hall me shumimin e hipopotameve, ka filluar me sterilizimin e tyre – për herë të parë ato u importuan ilegalisht nga Pablo Escobar

Kolumbia në hall me shumimin e hipopotameve, ka filluar me sterilizimin e tyre – për herë të parë ato u importuan ilegalisht nga Pablo Escobar

Një grup hipopotamesh – trashëgimi e ‘padëshiruar’ pas vdekjes së lordit të drogës Pablo Escobar – po sterilizohen.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, kishte importuar ilegalisht kafshë ekzotike, duke përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër – të quajtur “hipopotamet e kokainës”.


Që atëherë, një popullsi në rritje po pushton një zonë pranë fermës së tij të mëparshme, Hacienda Napoles.

Qeveria kolumbiane deri më tani ka sterilizuar 24 nga më shumë se 80 kafshë.

Hipopotamet janë trajtuar me një kimikat që do t’i bëjë ato jo-pjellore.

Ekspertët e ambientit në Kolumbi thonë se hipopotamet, që besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës, janë specie pushtuese dhe kanë larguar faunën vendase.

Shumë njerëz kanë bërë fushatë që kafshët të vriten ose sterilizohen.

Në vitin 1993, kur autoritetet bastisën Hacienda Napoles – pronën luksoze të Escobar e vendosur rreth 250 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bogota – shumica e kafshëve të gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin, por jo edhe hipopotamet.

Sidoqoftë, pa grabitqarë natyrorë në Amerikën e Jugut, hipopotamet u shumuan.

Sipas ekspertëve, ato filluan të përhapen përmes një prej rrugëve ujore kryesore të vendit – lumit Magdalena. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori