LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Klan Kosovës për Klinën: Zenun Elezaj fiton me 50.24 për qind

Sondazhi i Klan Kosovës për Klinën: Zenun Elezaj fiton me 50.24 për qind

Profesori Tomor Qela në Rubikon të Klan Kosovës ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Klinë del që kryetari aktual Zenun Elezaj, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 50 për qind, njofton Klankosova.tv.

Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) me 50.24 %, i pasuar nga Besim Hoti i LDK-së me 20.34 %, Esad Raci (PDK) me 20.17 %, Lulzim Dragidella i VV-së ka 9.21 % dhe kandidatët e tjerë 0.31 %.


Kurse rezultati i sondazhit kur hiqen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) 49.05 %, Besim Hoti (LDK) 20.04 %, Esad Raci (PDK) 19.88 %, Lulzim Dragidella (LVV) 9.08 %, kandidat të tjerë janë 0.3% dhe 1.5 % nuk e di.

Për këtë sondazh janë anketuar 800 persona, 3.60% e numrit të votuesve.