LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Ballkani është test për përkushtim, fuqi dhe ambicie e Bashkimit Evropian

Sheqerinska: Ballkani është test për përkushtim, fuqi dhe ambicie e Bashkimit Evropian

“Nëse Evropa dëshiron të kuptohet si lojtar global, duhet seriozisht të mendojë për vendimet që na presin. Ballkani ka qenë gjithmonë një test lakmusi për dëshirën, përkushtimin, forcën dhe ambicien e Evropës. Tani është koha për të treguar përsëri këtë nxitje dhe ambicie evropiane”.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, të titulluar “Promovimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit të Evropës”, që mbahet në Shkup, në organizim të “Ekonomist”-it prestigjioz.

Duke e përmendur mungesën e entuziazmit në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit, ministrja Sheqerinska theksoi se Maqedonia e Veriut ndërkohë ka punuar shumë dhe ka dhënë më shumë seç duhet.


“Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, politikat siç janë transparenca, liria e mediave – të gjitha këto çështje të rëndësishme u realizuan sepse ne e morëm seriozisht detyrën tonë dhe e realizuam. Anëtarësimi ynë në NATO, i cili ndodhi vitin e kaluar, na dha hapësirë për të marrë frymë më lirshëm, por për Maqedoninë e Veriut ne gjithmonë kishim një qëllim të dyfishtë – ai është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Sheqerinska.

Siç kumtoi MM-ja, lidhur me përvojat nga zgjerimi i Unionit, ministrja e Mbrojtjes theksoi se edhe pse disa nga shtetet anëtare nuk janë të kënaqur me këtë proces, ajo që të gjithë duhet të pyesin është se si do të dukej skena gjeopolitike evropiane sot, nëse nuk u bënë dy zgjerimet e fundit të mëdha.

“Si do të ishin sfidat gjeopolitike për Bashkimin Evropian nëse udhëheqësit e Bashkimit 20 vjet më parë nuk do të ishin aq të guximshëm për të ecur përpara. Duhet të jetë një kujtesë për udhëheqësit aktualë të Bashkimit Evropian se siguria bëhet një sfidë sa herë që injorojmë gjeopolitikën”, theksoi Sheqerinska.

Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori