LAJMI I FUNDIT:

Boroci kandidon për mandatin e tretë në asamblenë komunale në Prishtinë, tregon prioritetet e tij

Boroci kandidon për mandatin e tretë në asamblenë komunale në Prishtinë, tregon prioritetet e tij

Kandidati i AKR-së për Këshilltar Komunal në Prishtinë, Sami Boroci i cili po garon për mandatin e 3-të ka shpalosur disa nga çështjet kryesore që do të angazhohet brenda kompetencave të këshilltarit komunal.

Boroci me një përvojë të gjatë në qeverisje lokale dhe si njëri nga këshilltarët komunal më aktiv i vlerësuar nga shoqëria civile ka potencuar se do të vazhdojë komunikimin e hapur me qytetarë, biznese lokale, shoqëri civile dhe grupe të interesit duke trajtuar me kujdes secilën kërkesë dhe të adresojë ato për të kërkuar zgjidhje.


Prishtina Funksionale do të jetë prioriteti kryesor që gjatë mandatit të tretë të Borocit.

“Digjiitalizimi i vend parkingjeve, linja të reja të transportit për pjesën urbane dhe rurale, transporti publik pa pagesë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në të gjitha linjat, do të jenë disa nga çështjet që do të angazhohem për zgjidhjen e tyre” tha Boroci.

Lagjia Kalabria, rruga B dhe Hajvalia kanë nevojë për park ku do të kalojnë një pjesë të mirë të kohës nënat më fëmijë dhe të moshuarit, Boroci premton se do të angazhohet që të ndërtohen parqe në këto lagje dhe të vazhdojë me intensitet të shtuar mbjellja e drunjve në hapësirat e gjelbëra dhe parqet e qytetit.

Si ish-sportist me përvojë 13 vjeçare, sigurisht që për Borocin prioritet do të jetë angazhimi për Sportin në Prishtinë, siç është ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali, afër ish-kampit të KFOR-it.

“Do të angazhohem gjithashtu për dyfishimin e buxhetit për sport, ndërtimin e tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse në stadiumet e FC “2 Korrikut”, KF “Flamurtarit”, KF “Rilindjes” dhe KF “Ramiz Sadikut”, renovimin e fushave rekreative-sportive në shkollën “Hasan Prishtina” dhe “Shkëndija” duke zëvendësuar betonin me tartan dhe shtimin e pajisjeve sportive” theksoi Boroci.

Sami Boroci kandidon në zgjedhjet lokale që mbahen me 17 tetor me numër 2 në listën e Aleancës Kosova e Re.