LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dyfishtë në Tiranë – arrestohen autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Plagosja e dyfishtë në Tiranë – arrestohen autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e dy të rinjve tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë dhe ka vënë në pranga dy autorët, ndërsa i treti prej tyre ka arritur t’i shpëtojë forcave blu dhe është shpallur në kërkim.

Të tre ishin me precedent të mëparshëm penal, ndërsa i shpalluri në kërkim kishte thyer edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Policia ka arrestuar edhe njërin prej të plagosurve, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, autorët dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28-vjeç dhe Xh. V., 26-vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur në ngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ me rrugën ‘Frosina Plaku’, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit: F.P., 27-vjeç, aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’” për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’; D.M., 27-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë’. Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentative”, njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur. Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori