LAJMI I FUNDIT:

Nuk përjashtohet mundësia e një akti terrorist – të paktën pesë të vrarë pasi një burrë sulmoi me hark dhe shigjetë në Norvegji

Nuk përjashtohet mundësia e një akti terrorist – të paktën pesë të vrarë pasi një burrë sulmoi me hark dhe shigjetë në Norvegji

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një burrë që përdori një hark dhe shigjeta për të kryer sulme në qytetin norvegjez Kongsberg.

“Për fat të keq mund të konfirmojmë se ka disa të plagosur dhe gjithashtu për fat të keq disa të vrarë në këtë episod”, citohet të ketë thënë zyrtari i policisë Oyvind Aas në një konferencë shtypi, përcjell Telegrafi.


“Njeriu që kreu këtë akt është arrestuar nga policia dhe, sipas informacioneve tona, është vetëm një person i përfshirë”.

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por transmetuesi NRK raportoi se të paktën katër persona ishin vrarë.

Policia po heton një motiv të mundshëm të sulmit, i cili ndodhi në orën 18:30 sipas kohës lokale në disa vende në qendrën e qytetit të Kongsberg, dhe nuk ka përjashtuar mundësinë për një akt terrorist.

Sulmet ndodhën në një “zonë të madhe” të Kongsberg ndërsa i dyshuari lëvizte nëpër qytet, tha policia.

Mediat lokale raportuan se i dyshuari filloi sulmin nga brenda një supermarketi Coop Extra në perëndim të qytetit.

Oficerët kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit, një bashki me rreth 28,000 njerëz në Norvegjinë juglindore, 82 km nga Oslo, dhe i bënë thirrje publikut të qëndrojë në shtëpi.

Policia tha se i dyshuari ishte dërguar në një stacion policie në qytetin e afërt të Drammen, por nuk dha detaje të tjera rreth burrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori