LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sulmuesi, detaje të tjera rreth sulmit me hark dhe shigjetë – me disa të vdekur – në Norvegji

Arrestohet sulmuesi, detaje të tjera rreth sulmit me hark dhe shigjetë – me disa të vdekur – në Norvegji

Policia arrestoi të dyshuarin, motivet e të cilit ishin fillimisht të paqarta.

Ishte shumë herët për të thënë nëse akti ishte i motivuar nga terrorizmi, sipas policisë.


Policia tha se i dyshuari ishte dërguar në një stacion policie në qytetin e afërt të Drammen, por nuk dha detaje të tjera rreth burrit.

Stacioni TV2 raportoi se burri kishte gjithashtu një thikë dhe armë të tjera.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, duke dhënë detaje rreth një sulmi nga i cili raportohet se ka disa të vdekur në Norvegji, përcjell Telegrafi.

Siç ishte raportuar më herët, disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji
Lexo po ashtu Disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji

Sulmi ka ndodhur të mërkurën vonë në qytetin Kongsberg, 80km në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.

Ndryshe, sulmi vjen 10 vjet pas sulmit më të rëndë terrorist në vend, kur 77 persona u vranë nga një ekstremist i krahut të djathtë.

Më 22 korrik 2011, Anders Behring Breivik shpërtheu një makinë bombë në Oslo, duke vrarë tetë persona, para se të shkonte në ishullin Utoya, ku hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve të kampit vjetor veror të mbajtur nga organizata rinore e partisë së Punës, duke vrarë 69 vetë , kryesisht adoleshentë dhe të rinj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori