Maqedoni, koalicionet parazgjedhore ndëretnike ulin retorikën nxitëse
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, që është në javën e fundit të saj, po kalon në me një retorikë kryesisht të matur mes partive politike, për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, kur ato karakterizoheshin me përplasje ndëretnike mes partive politike.
Në uljen e retorikës nxitëse kanë ndikuar para se gjithash koalicionet ndëretnike mes partive politike.
Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ka bërë koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare, që përbëhet nga partitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndërsa një koalicion ka bërë edhe Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev me Bashkimin Demokratik për Integrim. Derisa partitë opozitare koalicionin e kanë bërë që në rrethin e parë zgjedhore, dy partitë në pushtet janë marrë vesh për mbështetje reciproke në rrethin e dytë zgjedhor.
Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike koalicionet e tilla i kanë bërë për interesa të tyre dhe jo se janë shumë të brengosura për të ruajtur stabilitetin ndëretnik në vend.
Sipas tij, partitë deri më tani kanë dëshmuar se në pushtet kanë ardhur pikërisht me retorikë nacionaliste, por që tani nuk po gjen mbështetjen e popullatës, andaj edhe kanë ndryshuar formën e veprimit.
“Kemi të bëjnë me bashkim të interesave të partive për realizimin e qëllimeve të tyre. Është e qartë sesi partitë shqiptare ashtu edhe ato maqedonase nuk mund më të fitojnë të vetme, prandaj edhe janë bërë këto koalicione të cilat besojnë se do t’iu garantojnë fitore. Mendoj se kjo i bën mirë Maqedonisë së Veriut dhe ato i shoh edhe si një parapërgatitje për t’u futur në Bashkimin Evropian edhe pse mendoj se ka ende shumë rrugë të gjatë për të arritur deri atje”, thotë Sinani.
Sinani analizon edhe ndryshimin e politikës së VMRO DPMNE-së, e cila, sipas tij, deri më tani është shquar me politikën e saj antishqiptare. Sinani thotë se kjo parti si duket më në fund e ka kuptuar se me një politikë të tillë vështirë se do të mund të fitojë pushtetin.
“VMRO-ja asnjëherë më nuk do të mund të qeverisë nëse këtë nuk do ta dëshirojnë shqiptarët. Ne e dimë shumë mirë se ishte vullneti i qytetarëve shqiptarë, e jo i të tjerëve, që Nikolla Gruevksin (ish-kryeministër) e dërguan refugjat në Hungari, ndërsa pas grilave përfunduan Gordana Jankullovska (ish-ministre e Brendshme), Sasho Mijallkov (ish-drejtor i Policisë Sekrete) dhe të tjerë, të cilët i dëmtuan shqiptarët. Tani, kjo VMRO-ja ka nevojë të reformohet, të vijë një brez i ri i cili kupton apo që ka filluar të kuptojë se do të duhej që me shqiptarët të bashkëpunojnë. Pa ndodhur kjo, asnjëherë nuk do të ndodhë që VMRO-ja të vjen në pushtet”, thekson Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike.
Partitë politike më në fund e kanë kuptuar se zgjedhjet nuk mund të fitohen me nacionalizma apo retorikë nxitëse, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike duke komentuar retorikën në fushatën zgjedhor në të cilën kësaj radhe nuk ka përplasjet etnike.
“Besoj se më nuk do të shohim skenat e cikleve të kaluara zgjedhore, kur njëri me tjetrit fyheshin, shkëmbenin akuza në baza etnike dhe kështu tensiononin situatën dhe rrisnin mosbesimin. Është me rëndësi fakti se kësaj radhe kemi koalicione parazgjedhore dhe pikërisht kjo ka ulur retorikën nxitëse. Koalicionet në të kaluarën kanë ndodhur pas zgjedhjeve, ndërsa fushatën partitë e shfrytëzonin jo për oferta konkrete për qytetarët, por për konfrontime etnike. Kjo është e mirë për shtetin, politikanët më në fund e kuptuan se tensionet nuk na dërgojnë askund, por që rrisin mosbesimin”, thekson Dimovski.
I pyetur nëse ndryshimi i retorikën do të thotë se tani partitë më shumë do të përqendrohen në oferta konkrete për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, Dimovski nuk është edhe shumë optimist, meqë, siç thotë, premtime ka pasur edhe më parë, por që kanë qenë jetëshkurtra apo deri në përfundimin e fushatës elektorale.
“Unë nuk jam shumë optimist se partitë do të punojnë për qytetarët. Dëgjojmë premtime të shumta që pas zgjedhjeve nuk realizohen. Por, të paktën kam besim se më nuk do të dëgjojmë zënka apo përplase që rrisin tensionet në bazë etnike”, thotë Dimivski.
Të dielën, më 17 tetor, qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 80 komuna. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
MPB: Është privuar nga liria një person në Shkup, është i dënuar me 23 vjet burg në Turqi
Një grua raporton dhunë psikike e kërcënime nga ish-partneri, i dyshuari nuk i përgjigjet telefonatave të Policisë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles