Presidenti francez, Emmanuel Macron paraqiti sot planin e tij “Franca 2030”, sipas të cilit do të investohen rreth 35 miliardë dollarë për novacione dhe studime për një sektor industrial të qëndrueshëm, pa karbon dhe më produktiv.
Franca synon që deri në vitin 2030 të jetë udhëheqëse në botë në sektorin e hidrogjenit të gjelbër dhe ndërtimin e reaktorëve më të vegjël bërthamorë, në kuadër të një plani investimesh prej rreth 35 miliardë dollarësh me synimin për zhvillimin e sektorit të prodhimit dhe novacionit, tha presidenti i Francës.
Gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, Macron tha se udhërrëfyesi i quajtur ‘Franca 2030’, do të garantonte eliminimin masiv të karbonit në industrinë e vendit dhe do të mundësonte inovacion dhe më shumë prodhim të sektorëve që merren me ndërtimin e shtëpive, prodhimin e makinave, zhvillimin e biomjekësisë dhe energjinë.
Ndërsa numëroi disa nga objektivat kryesore të planit të tij, Macron tha se deri në vitin 2030 Franca do të ndërtojë një aeroplan që çliron sasi shumë të ulët karboni, një reaktor të vogël modular si dhe dy fabrika për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Gjithashtu plani i tij parasheh prodhimin e një numri të madh makinash elektrike.
“Ne duhet të punojmë njëkohësisht për novacion dhe industrializim, nuk mund të zgjedhim midis njërës apo tjetrës, duhet të punojmë në dy drejtime. Kjo nënkupton që kërkohet investim i madh i fondeve publike dhe private. Na duhet një vend që prodhon më shumë”, tha ai para një grupi sipërmarrësish, raporton zeriamerikes.
Ai tha se plani u jep rol kyç kompanive të vogla dhe efecientë të cilat përkrah kompanive të mëdha dhe të qëndrueshme do të punojnë për të ardhmen e industrisë franceze.
Duke përmendur mungesën e maskave të fytyrës në fillim të shpërthimit të pandemisë, Macron tha se kriza nxori në pah dobësitë por edhe mundësitë për zhvillim dhe prodhim industrial.
“Është një tragjedi kur jemi të varur dhe kur nuk ka bashkëpunim. Kjo nuk është mënyra e duhur e të menduarit për ekonominë dhe sistemet tona të prodhimit. Ne duhet të mësojmë nga kriza e COVID-19. Duhet të rindërtojmë bazat e prodhimit të pavarur për Francën dhe Evropën”, tha ai, ndërsa shtoi se novacioni mund të jetë çelësi në garën për udhëheqësin botërorë dhe prodhimtarinë.
Investimi prej 35 miliardë dollarësh është krahas planit të vitit të shkuar prej mbi 1150 miliardë dollarësh ndihmë për rimëkëmbjen e Francës nga pandemia e coronaviusit, një pjesë e madhe e të cilave shkoi në promovimin e politikave të energjisë së gjelbër.
Plani i gjerë është kritikuar menjëherë nga opozita, të cilët i shohin përpjekjet si fushatë zgjedhore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Netflix prezantoi Squid Game: Unleashed dhe Monument Valley 3
Threads humbi gjysmën e përdoruesve të përditshëm aktivë
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A