LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Të sëmurit me COVID-19 të mos mjekohen në shtëpi pa dokument nga mjeku amë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Të sëmurit me COVID-19 të mos mjekohen në shtëpi pa dokument nga mjeku amë

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar (ISHSHS) ka bërë thirrje që qytetarët që janë pozitiv me COVID-19, të mos pranojnë mjekim në kushte shtëpie, nëse për këtë nuk prononcohet mjeku amë dhe detyrimisht të kërkojnë dokument të shkruar për terapi dhe mënyrën e mjekimit.

Drejtoresha e inspektoratit Irina Buhova thotë se apelin e dërgojnë me qëllim që t’i mbrojnë qytetarët dhe shëndetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Inspektorati njoftojnë se kanë marrë njoftim nga një punonjës shëndetësor për një person të vdekur të infektuar me COVID-19, i cili pas diagnozës së konfirmuar nga mjeku amë, pas 14 ditëve nga infeksioni, ka ardhur në kovid-qendrën, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka vdekur vetëm disa orë pas pranimit.


“Të afërm të personit të vdekur, kanë të dhënë informacion se tashmë personi i vdekur është mjekuar shtatë ditë në kushte shtëpie me terapi serumi dhe i kanë theksuar emrat e njëjtë të ilaçeve që i janë dhënë, ndërsa të njëjtat i ka theksuar në letrën me shkrim dhe punonjësi shëndetësor, i cili e ka kryer pranimin e pacientit ku ka vdekur”.

“Sipas të gjitha rregulloreve ligjore, inspektorët nga ISHSHI, menjëherë pas ankesës së punonjësit shëndetësor, dolën në terren dhe konstatuan se mjeku i familjes i përshkruante pacientit vetëm terapi me antibiotikë, pacienti më pas nuk kërkoi asnjëherë ekzaminim ose këshillë nga mjeku i familjes dhe se nuk dihet kush, i dha terapi tani të ndjerit dhe nuk la asnjë dokument apo raport të shkruar. Për këto arsye, ISHSHI e raportoi rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e Institutit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori