LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Formimi i Asociacionit, çështje e të gjitha çështjeve

Rakiq: Formimi i Asociacionit, çështje e të gjitha çështjeve

Lideri i Listës Serbe, i cili mban edhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se qëllimi i subjektit që ai përfaqëson është që të fitojnë sa më shumë vende për këshilltarë në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 17 tetor.

“Për të realizuar qëllimet dhe detyrat e mëdha që kemi para nesh, punët e reja, investimet, projektet kapitale në komunitetet serbe,… na duhet një fitore më 17 tetor”, citohet të ketë thënë Rakiq në një intervistë për mediumin serb, Novosti, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj interviste, ai ndër tjerash ka folur edhe rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, të cilën gjë madje e ka quajtur “çështje e të gjitha çështjeve”.


“Çështja e formimit të ASK-së është çështje e të gjitha çështjeve. Koha ka treguar se pa institucionin ombrellë të popullit serb, ASK-së, kutia e Pandorës është hapur dhe institucionet e Kosovës nuk kanë as kapacitet dhe as vullnet politik për t’u marrë me problemet e serbëve… Së fundi, çështja e formimit të ASK-së është çështje e besueshmërisë së BE-së, e cila nuk garantoi marrëveshjet e nënshkruara”, ka pretenduar Rakiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori